Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha: Karta e Adriatikut forcon bashkëpunimin midis kombeve të Ballkanit në fushën e sigurisë
English

Kryeministri Berisha: Karta e Adriatikut forcon bashkëpunimin midis kombeve të Ballkanit në fushën e sigurisë

Tiranë, 8 maj NOA - Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot punimet e takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit, të Kartës Adriatik 5,  që u zhvillua në Tiranë, në kuadër të kryesimit nga Shqipëria të Kartës së Adriatik A5.

I pranishëm në këtë takim ishte Zëvendësndihmësi Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stuart Jones, Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Kroacisë, Ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhon Ëithers, e të tjerë personalitete. Punimet e këtij ministeriali u përshëndetën edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.

"Ne jemi të gëzuar që sot kryesojmë Komisionin e Partneritetit si një anëtar i NATO-s dhe jemi të bindur se Shqipëria dhe Kroacia do të mbështesin plotësisht përpjekjet tuaja për t'u bërë anëtarë të NATO-s." u shpreh Berisha.

"Karta e Adriatikut 3 ka pasur mbështetjen dhe vëmendjen e plotë të liderëve të NATO-s dhe SHBA. Kjo ka një rëndësi themeltare për progresin tonë dhe bashkëpunimin midis vendeve anëtarë të kësaj karte, si një plan i shkëlqyer veprimi në rrugën drejt anëtarësimit në NATO" përfundoi kryeministri Sali Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE