Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeprokurorja Ina Rama takohet me Ndihmës Sekretarin Amerikan Stuart Jones
English

Kryeprokurorja Ina Rama takohet me Ndihmës Sekretarin Amerikan Stuart Jones

Tiranë, 8 maj NOA - Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama ka pritur sot në një takim pune Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Stuart Jones.

Në këtë takim Jones shoqërohej nga ambasadori i SHBA në Tiranë Xhon Ëithers.

Ndihmës Sekretari Shtetit Amerikan Stuart Jones ka shprehur mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara në funksion të rritjes së pavarësisë së institucioneve shqiptare dhe Prokurorisë së Përgjithshme në mënyrë të veçantë, si një komponent i standardeve të kërkuara për një vend anëtar të NATO-s, si dhe për një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE-së.

Nga ana e saj Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama falënderoi për mbështetjen që qeveria Amerikane ka dhënë për Prokurorinë Shqiptare dhe siguroi për angazhim të të gjitha strukturave të institucionit që ajo drejton ,për zbatimin rigoroz të ligjit në funksion të detyrimeve kushtetuese.

Prokuroria e Përgjithshme, Ina Rama vlerësoi bashkëpunimin ndërkombëtar si një nevojë e domosdoshme në luftë kundër krimit të organizuar ,pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Gjithashtu Rama vlerësoi ndihmën e dhënë se fundi nga qeveria e SHBA, Â nëpërmjet mbështetjes financiare të ngritjes së njësive të reja rajonale Task Forcë,si dhe nëpërmjet asistencës së ofruar nga zyra e OPDAT për prokurorët dhe oficerët e këtyre njësive në luftë kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

k.k/NOA

KOMENTE