Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miratohet në Komisionin e Ekonomisë, borxhi prej 370 milionë euro
English

Miratohet në Komisionin e Ekonomisë, borxhi prej 370 milionë euro

Tiranë, 8 maj NOA - Komisioni i Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, miratoi sot vetëm me votat e mazhorancës marrjen e një borxhi prej 370 milionë eurosh.

Pjesë e këtij borxhi është edhe kredia 250 milion euro, që Ministria e Financave mori për investime.

Opozita braktisi komisionin me argumentin se janë shkelur procedurat e kuvendit dhe qeveria po rëndon konsumatorët vetëm me interesat e kredisë që duhet të paguajë.

Drejtori i Borxhit, në ministrinë e Financave Xhentil Demiraj u shpreh se "është arritur të sigurohet që në muajin maj të disbursohet një shumë prej 95 milionë euro, ndërsa në muajin qershor 155 milion euro të tjera, pjesë kjo e kredisë tregtare".

Sipas tij borxhi është marrë për të mbuluar nevojat e buxhetit me investime kapitale.

Por deputeti Erion Braçe reagoi ashpër lidhur me shkeljen e procedurave parlamentare të kësaj kredie.

Sipas tij në datën 6 maj kjo hua u miratua në qeveri dhe në datën 8 maj kërkohet miratimi i saj në komision.

Ndërkohë që procedurat parlamentare kërkojnë që rendi kalendarik i projektligjeve duhet të miratohej në Konferencën e Kryetarëve, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Mbi të gjitha, deputeti socialist u shpreh kundër kësaj kredie edhe për shumën e madhe të interesit që shqiptarët duhet të paguajnë në të ardhmen.

Nga ana tjetër kryetari i Komisionit të Ekonomisë Edmond Spaho, e cilësoi të nevojshme marrjen e huasë, për të mbajtur në ritëm rritjen e ekonomisë në këtë kohë krize.Â

Në total, Komisioni miratoi 6 marrëveshje huaje, të cilat kanë në thelb kredi që përfshijnë investimet publike, ndërtimin e rrugëve dytësore rurale si dhe garancinë që Banka Botërore dha për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Marrëveshjet e huamarrjes do të miratohen këtë të hënë në seancën e fundit të parlamentit që mbyll legjislaturën për t'i hapur rrugën asaj që pritet të vijë pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

r.l/k.k/NOA

KOMENTE