Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Braçe: Trafiku i drogës, Ministria e Jashtme nuk përfaqëson me flamurin shqiptar
English

PS, Braçe: Trafiku i drogës, Ministria e Jashtme nuk përfaqëson me flamurin shqiptar

Tiranë, 8 maj NOA - Për arrestimin e diplomatit për trafik droge ka reaguar edhe deputeti Erjon Braçe i cili ka deklaruar sot se ministria e Jashtme nuk përfaqëson më flamurin Shqiptar.

"Ngjarja e djeshme, kur policia e një vendi fqinj lajmëroi kapjen e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në xhiron e një trafiku droge, natyrisht që nuk është çështje administrative, thjesht e një emërimi dhe shkarkimi nga detyra.

Pikërisht për këtë arsye, reagimi i djeshëm i Ministrit të Punëve të Jashtme është i turpshëm, për të mos thënë që turpëron çdo shqiptar, brenda Shqipërisë, apo jashtë Shqipërisë. Kjo godinë është flamuri i Shqipërisë sot në botë. Kjo godinë është shtëpia e çdo shqiptari sot në botë, kjo godinë apo zyrtarët e kësaj godine, përfaqësojnë çdo shqiptar sot në botë." u shpreh Braçe.

"Për këtë godinë shqiptarët nga taksat e tyre paguajnë 20 milion euro në vit, si buxhet për shpenzimet e përfaqësimi që kjo ministri i bën qytetarëve shqiptar kudo që ndodhen, për çdo zyrtar të kësaj ministrie, taksa paguesit shqiptar harxhojnë minimalisht 20 mijë euro në vit, paga, bonuse, dieta, qira banese dhe shpenzime për udhëtime apo lëvizjen e tyre" shtoi me tej Braçe.

Sipas tij, 28 qershori, do t'i kthejë dinjitetin kësaj ministrie, do t'i kthejë dinjitetin çdo shqiptari ku ai ka vendosur të ndërtojë një jetë tjetër, do t'i kthejë dinjitetin çdo diplomati shqiptar që sot ndihet i dhunuar dhe poshtëruar nga emërimet politike të njerëzve që e kanë të lehtë të përfshihen në xhiron e trafikut të drogës se sa t'i shërbejnë vendit të tyre me nder dhe dinjitet.

k.k/NOA

KOMENTE