Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli në Tepelenë: Mandatin e ardhshëm do të trefishojë investimet
English

Topalli në Tepelenë: Mandatin e ardhshëm do të trefishojë investimet

Tepelenë, 8 maj NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar sot një takim me banorët e qytetit të Tepelenës.

Kryeparlamentarja gjatë takimit numëroi investimet që janë bërë në të gjithë vendin kryesisht në Tepelenë, ndërsa shtoi se në mandatin e ardhshëm këto investime do të trefishohen.

"Unë, dëgjova për shifra dhe investime të rëndësishme që janë bërë në Tepelenë, janë bërë shumë më shumë seç janë bërë vite më përpara. Shumë mirë që janë bërë. Më shumë do të bëhen. Ju them juve se në mandatin e ardhshëm Tepelena do të ketë trefish e këtyre investimeve, do të ketë më shumë para për të lidhur lagje të tjera me rrugë të tjera dhe për ta bërë Tepelenën ashtu siç e ka emrin të madh, për të cilën ju jeni krenarë, të gjithë shqiptarët janë krenarë, për ta bërë Tepelenën me mirëqenie më të madhe, edhe më moderne, edhe më të bukur." u shpreh kryeparlmentarja, Topalli.

"Ka ndonjë qytet sot që nuk ka ujësjellësin, ujin në shtëpi? Ka ndonjë qytet sot që nuk ka 24 orë në 24 orë energji në shtëpi? Por, energji do të thotë ekonomi. Ekonomi do të thotë investim. Investim do të thotë të ardhura. Investim do të thotë punësim. Ky është projekti ynë. Ky është projekti i mandatit të ardhshëm. Do të jetë një Shqipëri e bukur, siç e ka falur Zoti' shtoi me tej Topalli.

k.k/NOA

KOMENTE