Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-kryeministri Çeku: Serbia shfrytëzoi Interpolin për dëbimin tim
English

Ish-kryeministri Çeku: Serbia shfrytëzoi Interpolin për dëbimin tim

Prishtinë, 9 maj/NOA - Kryetari i Partisë Social-Demokrate të Kosovës, ish-kryeministri Agim Çeku, ka folur sot mbi mënyrën se si autoritetet e Kolumbisë e detyruan që të largohet nga ky vend dhe të kthehet në Kosovë brenda 24 orësh.

"Autoritetet e Kolumbisë fillimisht nuk e kishin përfillur kërkesën e Serbisë për dëbimin tim, por më vonë, pasi kjo kërkesë ishte drejtuar nëpërmjet të Interpolit, u zbatua nga qeveria e Kolumbisë", - deklaroi Agim Çeku, duke folur para gazetarëve pas kthimit në Prishtinë.

Çeku pohoi se përveç dëbimit, autoritetet e Kolumbisë i kanë ndaluar hyrjen në Kolumbi për dhjetë vitet e ardhshme.

Por Çeku shtoi se beson që kjo çështje do të zgjidhet, sepse shtetasit e Kosovës nuk mund të trajtohen si banorë të Serbisë. Ish-kryeministri vlerësoi se kërkesa e Serbisë për ta arrestuar gjatë vizitës në Kolumbi, kishte për qëllim prishjen e imazhit të popullit të Kosovës. "Kjo kërkesë e shtetit serb erdhi pas prezantimit të suksesshëm dhe dinjitoz si përfaqësues i Kosovës në Kongresin ndërkombëtar për demobilizimin dhe integrimin e ish-luftëtarëve, që zhvilloi punimet në Kartagjena të Kolumbisë", - theksoi z.Çeku. Në konferencën për gazetarët, Çeku ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe miqtë ndërkombëtarë për ndërhyrjen e shpejtë në rastin e tij. Por ai ka kërkuar që të sqarohen mirë këto çështje me Interpolin, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos kenë telashe në të ardhmen me fletë-arrestet që lëshohen nga Serbia për shtetasit e Kosovës. Serbia, në bazë të një fletë-arresti të dërguar në Interpol, kishte insistuar edhe ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe të TMK-së.

Ndikimin e vet që kjo mos të ndodhë e ka dhënë sidomos ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner.

e.l/NOA

KOMENTE