Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca Ndërkombëtare e Neurologjisë: S'ka shifra të sakta për të sëmurët nervorë
English

Konferenca Ndërkombëtare e Neurologjisë: S'ka shifra të sakta për të sëmurët nervorë

Tiranë, 9 maj NOA - Një shifër e saktë mbi personat e prekur nga sëmundjet nervore ose siç quhet, neurologjia, as që ekziston jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tërë vendet e Mesdheut.

Ky fakt është pranuar sot në qytetin e Durrësit ku u zhvillua sot, Konferenca Ndërkombëtare Mesdhetare e Neurologjisë.

Neuromesdheu është një projekt që synon bashkërendimin e veprimtarisë së vendeve mesdhetare në fushën e neurologjisë.

Sipas statistikave të publikuara në këtë Konferencë, nuk ka ende asnjë shifër të saktë mbi numrin e të prekurve nga neurologjia.

Ky projekt sipas shefes së shërbimit universitar të neurologjisë Jera Kruja, ka si qëllim jo vetëm organizimin e mbledhjeve vjetore shkencore, por gjithashtu edhe bashkëpunim më të ngushtë në fushën e studimeve kërkimore shkencore si dhe njohjen dhe këmbimin e vlerave kulturore.

Në qendër të vëmendjes të kësaj Konference ishte hartimi i formave të ndryshme të bashkëpunimit si edhe të shkëmbimit të eksperiencave, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve të prekur nga sëmundja e neurologjisë.

E pranishme në këtë konferencë ishte ministria e shëndetësisë Anila Godo, specialistë të fushës së neurologjisë në Shqipëri si dhe në Mesdhe.

Në fjalën e saj Godo vlerësoi se kjo konferencë do të sjellë standard të ri dhe një performancë të re për neurologjinë.

Më tej ajo deklaroi se zhvillimi i botës kërkon një bashkëpunim të plotë, pasi nuk mund të ketë integrim në Evropë pa sistem shëndetësor.

Ministria e shëndetësisë, u përqendrua veçanërisht në rritjen e shërbimit të standardeve të pacientëve dhe ne furnizimin me medikamente.

Gjithashtu, Godo vuri theksin mbi krijimin e strategjive të përbashkëta më vendet e tjera të Mesdheut dhe të rajonit ballkanik.

Tre ishin pikat ku u fokusuan të pranishmit për sa i përket fushës së neurologjisë, shkëmbim përvoje mes ekspertëve, bashkërendim të veprimtarisë si dhe kërkime shkencore.

e.l/NOA

KOMENTE