English

OST: Sot do të ndërpritet energjia elektrike në disa zona të kryeqytetit

Tiranë, 9 maj, NOA - Disa nga zonat kryesore të kryeqytetit do të përfshihen sot nga ndërprerjet e energjisë elektrike.

Një lajm i tillë është njoftuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili ka bërë me dijeni se mungesa e energjisë do të vërehet në orarin 09.00 deri në 13.00 në zonat përreth bulevardit kryesor të kryeqytetit.

Sipas të dhënave, ndërprerje parashikohen gjatë këtij harku kohor në zonën rreth ministrisë së Punëve të Jashtme, rrugës së Dibrës, rrugës "Qemal Stafa", rrugës "Myslym Shyri", rrugës së Kavajës, rrugës së Durrësit, sheshit Avni Rustemi dhe zonës së Shallvareve.

Arsye për këtë janë disa punime që po kryhen në rrjet, në Nënstacionin elektrik të Qendrës.

n.e/NOA

KOMENTE