Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turku në Prishtinë: Ejani në Shqipëri, të kaloni pushime të bukura
English

Turku në Prishtinë: Ejani në Shqipëri, të kaloni pushime të bukura

Arsen Koza

Prishtinë, 9 Maj/NOA - Bashkëpunimi në fushën e Turizmit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ka qenë në qendër të diskutimeve në takimin tjetër zyrtar që Ministri i MTKRS Ardian Turku ka zhvilluar me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës Lutfi Zharku, ministri e cila mbulon sektorin e turizmit në shtetin kosovar.

Në këtë takim është vlerësuar fakti se ndërtimi i autostradës Durrës-Morinë, do të hapë një dritare të re drejt fluksit të lëvizjeve mes dy vendeve, ku destinacionet turistike do të jenë edhe ndalesat kryesore të vizitorëve.

Turku ka theksuar se hapja e rrugës do të jenë në favor të zhvillimit të turizmit në të dy vendet, pasi janë me qindra dhe mijëra edhe qytetarët shqiptarë që mezi presin të vizitojnë Kosovën, për t'u njohur nga afër me qytetet e saj, për të vizituar vendet e bukura, dhe për të takuar bashkëkombësit, që tashmë jetojnë në liri.

"Ejani në Shqipëri të kaloni pushime të bukura, dhe ju garantojmë se do të mbeteni të kënaqur".

Ka qenë kjo thirrja që Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ardian Turku i ka drejtuar qytetarëve kosovarë, gjatë konferencës për shtyp në kuadër të panairit të Turizmit në Prishtinë.

Turku ka theksuar gjatë fjalës së tij se Shqipëria sot është një vend ndryshe me Shqipërinë e pak viteve më parë.

"Shqipëria sot është një vend anëtar i NATO-s, që do të thotë plotësim i standardeve demokratike dhe të sigurisë, Shqipëria sot ka të miratuar marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE, dhe ka paraqitur kërkesën për vend kandidat në këtë institucion, çka do të thotë më shumë garanci ekonomike në drejtim të zhvillimit të fuqishëm të vendit", - ka theksuar Turku gjatë fjalës së tij.Â

Ministri shqiptar i Turizmit, më pas është ndalur në punën konkrete që qeveria ka bërë në drejtim të zhvillimit të këtij sektori.

"Qeveria e ka vendosur turizmin si një ndër 3 sektorët me më shumë prioritet gjatë programit të saj qeverisës 2005-2009", - u tha Turku përpara të pranishmëve.

Ministri ka deklaruar më pas se nisur nga ky prioritet investimet në këtë fushë kanë qenë tepër të mëdha.

"Turizmin ne e kemi parë si një proces ndërsektorial dhe të ndërthurur, me fusha të tjera të zhvillimit të vendit. Në këtë kuadër Qeveria i ka kushtuar një rëndësi të jashtëzakonshme investimeve në infrastrukturën rrugore, ku vepra madhore e ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës, tashmë është drejt përfundimit të saj, e po kështu e lidhur drejtpërdrejt me Turizmin në Shqipëri, po përfundon edhe rruga përgjatë rivierës së bregdetit shqiptar, e cila gjithashtu shumë shpejt pritet të inaugurohet", - ka theksuar Turku gjatë fjalës së tij, ku ai ka përmendur gjithashtu edhe shumë investime të tjera në infrastrukturë, si në rrugë, ujësjellës e kanalizime, si dhe reformën në sektorin energjetik, çka ka sjellë që Shqipëria tashmë të garantojë plotësisht furnizimin me energji elektrike. "Ne i garantojmë në mënyrë te veçantë turistët kosovarë, dhe të gjithë qytetarët e shteteve të tjera që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri, se do të gjeni një vend të bukur, të sigurt, një vend në ndryshim të vazhdueshëm tejet pozitiv, një Shqipëri, e cila po ecën me hapa gjigantë përpara, dhe tashmë ka një imazh shumë pozitiv në të gjithë botën, dhe këtë e tregojnë jo vetëm proceset integruese, por edhe ato çka shtypi i huaj shkruan për vendin tonë, duke e renditur atë në top-listën e destinacioneve turistike për t'u vizituar", - ka theksuar Turku përpara mediave kosovare, tejet të interesuara për këtë vizitë, dhe ofertën e Shqipërisë në drejtim të turizmit.

Ministri shqiptar ka theksuar gjithashtu se, përfundimi i autostradës Durrës-Morinë do t'i japë një impuls tepër të madh edhe fluksit të turistëve nga Shqipëria drejt Kosovës, duke shërbyer kështu si një arterie që më në fund do të lidh lehtësisht të dy shtetet, ku qytetarët shqiptarë dhe ata kosovarë, do të jenë më pranë njëri-tjetrit, do të njohin më shumë njëri tjetrin, dhe do të ecin së bashku drejt zhvillimeve të mëdha.

Ajo çka është vënë re gjatë kësaj vizite të ministrit shqiptar në Kosovë, ishte fakti se të gjithë qytetarët e shtetit më të ri të Ballkanit presin me padurim, përfundimin e rrugës Durrës-Morinë, që Shqipëria të jetë më pranë.

E gjitha kjo, me qëllimin që destinacionet turistike shqiptare të bëhen më të arritshme, që shqiptarët nga të dy anët e kufirit të takojnë njëri-tjetrin, dhe të shijojnë bukuritë e natyrës.

a.k/NOA

KOMENTE