Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti Biberaj, përshëndet anëtarësimin e Kosovës në FMN
English

Deputeti Biberaj, përshëndet anëtarësimin e Kosovës në FMN

Tiranë, 10 maj/NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë, Aleksandër Biberaj, ka përshëndetur anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Z. Biberaj thekson se pas njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga 58 vende, anëtarësimi i Kosovës në FMN përbën hapin më të rëndësishëm në fushën ekonomike.

Sipas tij, ky anëtarësim i hap Kosovës rrugën për marrjen e kredive, me qëllim zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe institucionet e tjera ndërkombëtare me karakter ekonomiko-financiar".

 "Anëtarësimi i Kosovës në FMN i shërben rritjes së paqes dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet zhvillimit ekonomik të këtij rajoni si dhe integrimit të tij në ekonominë evropiane dhe atë globale", shprehet më tej deputeti Biberaj.

e.l/NOA

KOMENTE