Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita e Drejtësisë, presidenti Topi: Para drejtësisë të gjithë të barabartë
English

Dita e Drejtësisë, presidenti Topi: Para drejtësisë të gjithë të barabartë

Tiranë, 10 maj NOA - Presidenti i Republikës Bamir Topi me rastin e Ditës së Drejtësisë, ka organizuar sot në Pallatin e Brigadave një takim me prokurorë, gjyqtarë, përfaqësues të tjerë të drejtësisë si dhe me ambasadorë të akredituar në Tiranë.

Kreu i Shtetit gjatë fjalës së tij u shpreh se sistemi i drejtësisë duhet të mos shkëputet nga drejtësia.

Në ditën e 96 vjetorit të krijimit të sistemit të drejtësisë në vendin tone, presidenti Topi, apeloi për pavarësi të institucioneve të drejtësisë.

"Sot nuk është e lehtë të bësh drejtësi. Politika të mos ndërhyjë", u shpreh gjatë fjalës së tij kreu i shtetit.

"Të jeni të pavarur. Para drejtësisë të gjithë të barabartë", shtoi me tej presidenti.

Sipas tij pavarësisht debateve dhe përplasjes mes institucioneve, drejtësia mbi të gjitha duhet të jetë objektive. "Drejtësia e mirë bën politikë të mirë" deklaroi Topi duke shtuar se "synimi kryesor është arritja e standarteve evropiane në drejtësi.

"Pronat, korrupsioni, kriminaliteti, janë problem i vazhdueshëm për drejtësinë" tha më tej presidenti duke u kërkuar prokurorëve dhe gjyqtarëve të tregohen të pavarur përpara sfidave.

k.k/NOA

KOMENTE