Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gramoz Ruçi: Programi i PS, jo thjesht dhe vetëm për të marrë vota
English

Gramoz Ruçi: Programi i PS, jo thjesht dhe vetëm për të marrë vota

Lushnjë, 10 maj/NOA - Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi këtë fundjavë ka zgjedhur të zhvillojë takime në fshatin Allkaj të Lushnjës.

Gjatë takimit me banorët e këtij fshati Ruçi u shpreh se Politika e re që ka ngritur dhe promovon Partia Socialiste do të bëjë të mundur ndryshimin e pritur prej 18 vitesh në këtë vend.

Kjo pasi për herë të parë në 18 vjet, - tha Ruçi, - një forcë opozitare punoi për rreth dy vite në dialogim me njerëzit për të hartuar një program që nuk është një listë premtimesh të pambajtshme që bëhen thjesht dhe vetëm për të marrë vota, por një program konkret me vizion dhe ide të reja.

Ruçi tha se ky është një program i ri që do t'i japi një rritëm të ri zhvillimit të fshatit, pasi në këto kushte mbijetese të fermerit shqiptar nuk mund të vazhdohet më.

"Si mund t'i dalë kosto dhe si mund të rritet interesi i fermerit shqiptar, kur 500 lekë për litër ia merr me akcizë shteti dhe si mund t'i dalë kosto, që në vend të blesh 1 kile sheqer hedh në tokë një kile ure, në vend të blesh 1 kile mjaltë hedh 1 kile dap tokës, se janë çmimet të njëjta", - përllogariti Ruçi.

Ai u tha banorëve se "ju në datën 28 qershor nuk do të dilni në votime për të siguruar një karrige, të kujtdo vajze apo djali apo vajze që do të kandidojë nga çdo spektër politik. Por, ju do të dilni në votime, për t'i dhënë mandat politik një alternative, një force politike, një ekipi dhe një lidershipi, për të pasur në dorë fatin e vendit tuaj, atdheut, familjes tuaj".

e.l/NOA

KOMENTE