Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leskaj në Elbasan: PS e ka gati planin special për fshatin
English

Leskaj në Elbasan: PS e ka gati planin special për fshatin

Elbasan, 10 maj NOA - Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist, Valentina Leskaj, në kuadrin e prezantimit të programit të ri qeverisës, është ndalur të shtunën, në fshatin Mollas të Elbasanit.

Leskaj ka folur para banorëve të Mollasit, për problematikën e madhe që fshati ka sot, ku nuk ekziston mbështetja nga ana e shtetit, gjë e cila ka çuar edhe në rrënimin e bujqësisë, ku banorët e kanë të pamundur të prodhojnë dhe më pas t'i nxjerrin në treg prodhimet e tyre.

Sipas Leskajt, me fitoren në zgjedhjet e qershorit, Partia Socialiste ka gati një plan të detajuar, për t'i ardhur në ndihmë fshatit, me politika lehtësuese, siç është heqja e akcizës së naftës apo mundësia për t'i nxjerr produktet në treg, çka do të sjellë edhe uljen e çmimeve në qytet.

"Varfëria në fshat është rritur, hendeku mes fshatit dhe qytetit është thelluar. Ne jemi këtu si Parti Socialiste, me një program shumë serioz që ta mbyllim këtë hendek, jemi këtu që me programin tonë t'i japim fshatit jetën dhe dinjitetin që meriton, të rinjve të fshatit perspektivën që meriton dhe jo shpresën e humbur", - ka deklaruar Leskaj.

e.l/NOA

KOMENTE