Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpallet pushimi i përkohshëm i aktivitetit të Armatës Kombëtare Shqiptare
English

Shpallet pushimi i përkohshëm i aktivitetit të Armatës Kombëtare Shqiptare

Tiranë, 10 maj/NOA - Sekretariati Vendimmarrës i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) shpalli sot pushimin e përkohshëm të aktivitetit të FBKSH

dhe të gjitha strukturave të tij, të Armatës Kombëtare Shqiptare (aksh), të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) dhe të Fondit Kombëtar Shqiptar (FKSH), deri në realizimin e platformës së Shqipërisë Natyrale.

Zëdhënësi Politik i FBKSH, Gafurr Adili - Kërçova, konfirmoi lajmin për agjencinë e lajmeve NOA dhe sqaroi shkaqet e këtij vendimi.

Ai tha se arsyetimi i parë, është se, realizimi i Platformës Politike të FBKSH dhe të gjitha strukturave të tij: AKSH, SKSH dhe FKSH, që ka qenë dhe mbetet Shqipëria Etnike, është një rrugë me perspektivë të gjatë e të largët.

Arsyetimi i dytë, sipas Gafurr Adilit, është se, "para se të arrijmë, ne apo pasardhësit tanë, në realizimin e Shqipërisë Etnike, që nënkupton ribashkimin kombëtar dhe të trojeve etnike shqiptare të Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit), të trojeve shqiptare nën Malin e Zi, të Çamerisë dhe të Toplicës, paraprakisht dhe shumë më e mundur dhe më e lehtë është që të arrihet ribashkimi (me mjete demokratike) i Republikës së Kosovës dhe i Republikës së ILIRIDËS me Republikën e Shqipërisë, që bashkërisht do të quheshin Shqipëria Natyrale.

FBKSh shton se rrugëzgjidhjen edhe realizimin e Shqipërisë Natyrale, "shumë qartë e pasqyron Platforma e Shqipërisë Natyrale, përpiluar nga Sekretariati Vendimmarrës i FBKSH".

Arsyetimi i tretë, është se, "me shpalljen e Republikës Kosovës si shtet i pavarur e "sovran", për çka një kontribut kolosal ka dhënë edhe FBKSH dhe mbi të gjitha AKSH, ashtu si në Republikën e Shqipërisë, ku kanë vepruar e veprojnë institucionet shtetërore dhe legale të Republikës së Shqipërisë nuk ka patur e as nuk ka vend për veprim të FBKSH dhe aq më pak për AKSH-në.

Adili kujton faktin se në prill 2004 "këtu në Tiranë) ngritëm SHAIBK (Shoqatën Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar), e cila tanimë degët e saj i ka ngritur dhe të organizuara edhe në Republikën e Kosovës dhe në diasporën shqiptare.

Këtu ai theksoi se "nuk ka e nuk do të ketë vend për veprimtari të FBKSH dhe aq më pak të AKSH, sepse aty, në Republikën e Kosovës, në vend të FBKSH-së, po veprojnë institucionet legale të Republikës së Kosovës, dhe në vend të AKSH-së po vepron edhe aleati ynë NATO, me emrin KFOR.

Në këtë pikë, Kryetari i Përgjithshëm i FBKSH,Prof. Dr. Bashkim Mitrovica njofton se të gjitha strukturat e FBKSH në Republikën e Kosovës, tani e në të ardhmen do të duhet dhe urdhërohen që të veprojnë në emër të SHAIBK.

Por atyre u sugjerohet dhe që të formojnë një parti politike me emërtimin Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH).

Ndërsa ftohen që të gjitha këto forca politike "të bashkohen rreth Platformës së Shqipërisë Natyrale, që shumë shpejt, më 10 qershor ose më 28 nëntor të këtij viti, pritet që edhe të kryesohet nga Komitetit i Shqipërisë Natyrale".

Vendimi, veç z.Adili dhe z.Mitrovica, është nënshkruar edhe nga Shefi i Shtabit të AKSH, Arbër Korabi, Shefi i Drejtorisë Qendrore të SKSH, Prof. Dr. Çlirim Presheva dhe Shefi i Këshillit Qendror të FBKSH, Kalors Toplica.

e.l/NOA

KOMENTE