Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli në Shkodër: Plani ynë për të hequr vizat
English

Topalli në Shkodër: Plani ynë për të hequr vizat

Shkodër, 10 maj NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte sot në qytetin e Shkodrës në konferencën e degës së Partisë Demokratike së qytetit, në mjediset e Teatrit "Migjeni".

Mandati i dytë, tha Kryetarja e Kuvendit, do të jetë mandati i liberalizimit të vizave, mandati i dytë do të jetë mandati i zhvillimeve, i projekteve dhe i investimeve të mëdha. Investime të mëdha do të vijnë në Shkodër.

Topalli pohoi se ne jemi një vend që vijmë nga një histori mbijetese, historia jonë nuk është histori zhvillimi, siç ka qenë histori zhvillimi e vendeve të tjera që na rrethojnë.

Për shkak të kësaj historie një të tretën e kombit tonë, ne vetëm dhe vitet e fundit e kemi jashtë kufijve tanë, e kemi në Greqi, Itali, Francë, - pohoi ajo.

Këtu, Topalli doli në premtimin e saj: "Për familjarët, për nënën e këtyre fëmijëve, për motrën dhe për vëllain, nuk ka gjë më të rëndësishme se të bësh të mundur që ata të lëvizin pa viza, që ata të mos rrinë në radhë përpara ambasadave dhe të poshtërohen, ndaj dhe unë ju them sot këtu në Shkodër që vitin e ardhshëm ne do të bëjmë të mundur që shqiptarët të lëvizin pa viza, që studentët të lëvizin pa viza, që fëmijët të lëvizin pa viza për të shkuar në Itali, në Francë".

Topalli këtu theksoi se "ne jemi njerëz që kur japim fjalën e mbajmë atë dhe nuk është thjesht kjo, sepse e kemi në konceptin tonë dhe në besimin tonë një gjë të tillë".

r.d/NOA

KOMENTE