English

E pabesueshme ... fiton 126 milionë euro në llotari!

Madrid, 11 maj, NOA - Ngjan e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Një spanjoll ka arritur të fitojë një shumë marramendëse parash në llotarinë Euro Millions. Ai është kthyer në multi-milioner, brenda një çasti të vetëm, duke përfituar nga bileta e tij e llotarisë, plot 126.2 milionë euro.

Në këtë mënyrë, ai ka thyer rekordin e ri botëror, i cili deri dje mbahej për katër vjet me radhë nga një irlandeze me 115.4 milionë euro të fituara.

Fituesi tani për tani anonim ka rrumbullakuar pesë numrat e duhur (4, 23, 24, 29, 31) dhe dy numra shtesë (8, 9), të cilët kanë qenë të nevojshëm për të fituar 126.231.764 euro pas gjashtë rundesh me radhë pa fitues. Spanjolli së shpejti do të ketë në xhep më shumë se 126 milionë euro, aq sa kushtojnë dy aeroplanë Airbus A-230, respektivisht fitimet katërvjeçare të David Beckhamit, futbollistit më të paguar në botë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE