English

Federata: Emrat që do luajnë nesër me Milanin

Tiranë, 11 maj, NOA - Federata Shqiptare e Futbollit bëri sot publikë emrat e lojtarëve të cilët do të përballen me ekipin e Milanit në ndeshjen miqësore Shqipëri - Milan.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, do të jenë gjithsej 21 futbollistë të grumbulluar për këtë takim, 7 prej të cilëve luajnë me ekipe të huaja jashtë vendit.

Bëhet e ditur se grumbullimi i ekipit kombëtar fillon sot në Hotel "Dyrrah" në Durrës, ndërsa stërvitja do të bëhet në orën 17:00 në stadiumin "Niko Dovana" të Durrësit. Miqësorja mes Shqipërisë dhe Milanit, e vlefshme për edicionin e dytë të trofeut "Taçi Oil Albania Reads" do të zhvillohet nesër në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".  Â

KOMENTE