English

Lezhë, kanos dhe qëllon me armë agresorin e saj, arrestohet adoleshentja

Lezhë, 11 maj NOA - Tenton të hakmerret ndaj agresorit të saj, duke e kanosur dhe qëlluar me armë, por arrestohet nga policia.

Ngjarja e cila e ka zanafillën dy muaj më parë kur adoleshentja A.J, ishte ngacmuar seksualisht nga 18-vjeçari K.L, ka vendosur të hakmerret ndaj tij mbrëmë.

Gjithçka ka ndodhur në lokalin e adoleshentit në fshatin tale 2 të Lezhës, kur 17-vjeçarja A.J, e shoqëruar nga katër persona të tjerë i ka drejtuar armën agresorit të saj dhe pasi e ka kërcënuar atë ka qëlluar në drejtim të tij.

Shërbimet e policisë kriminale dhe të rendit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arrestuan për veprën penale të "kanosjes', adoleshenten A.J dhe e shoqëruan atë në komisariat, në Lezhë.

Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua një armë tip pistoletë e llojit Zastava si dhe disa gëzhoja. Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se, në dëshminë e saj dhënë para oficerëv e të policisë, adoleshentja ka treguar se dy muaj më parë në lokalin e 18-vjeçarit ishte abuzuar prej tij.

Madje adoleshenti ishte burgosur por ishte liruar vetëm pak ditë më pas, ndaj dhe dyshohet se 17-vjeçarja ka tentuar të hakmerret mbrëmë.

k.k/NOA Â

KOMENTE