Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Prifti: Procesi për letërnjoftimet i ndërlikuar, i bërë me hile nga PD dhe i pranuar me naivitet nga PS
English

LSI, Prifti: Procesi për letërnjoftimet i ndërlikuar, i bërë me hile nga PD dhe i pranuar me naivitet nga PS

Tiranë, 11 maj NOA - Nënkryetari i LSI-së Dritan Prifti me anë të një deklaratë të dhënë sot ka bërë të ditur se marrëveshja e Partisë Socialiste me Partinë Demokratike, për të ta bërë çmimin e kartave 200 lekë dhe për lehtësuar këtë proces, ka dështuar.

"U bë një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ta bërë 200 lekë çmimin e kartave dhe doli një vendim Qeverie, Â më datë 15 prill të këtij viti gjoja për ta lehtësuar këtë proces dhe për të ndihmuar qytetarët shqiptarë të cilët nuk kanë mundësi financiare për të përballuar çmimin e lartë të kartës. Por ne deklarojmë sot, se kjo marrëveshje e Partisë Socialiste me Partinë Demokratike, dhe ky vendim Qeverie që ka dalë prej kësaj marrëveshje është e dështuar, sepse nuk po funksionon që qytetarët shqiptarë të pajisen me kartën e identitetit me çmimin 200 lekë" u shpreh Prifti.

Sipas tij procesi për të marrë këtë kartë është një proces shumë i ndërlikuar, i bërë sigurisht me hile nga Partia Demokratike dhe me naivitet nga Partia Socialiste, sepse që të marrësh me 200 lekë kartën e re të identitetit çdo shtetas duhet të paraqitet personalisht pranë zyrave të postës, pavarësisht moshës që kanë, punëve që kanë, etj.

"Duhen të paraqiten atje me një certifikatë me fotografi, e cila minimalisht bën 300 lekë. Nëse nuk e kanë emrin në listat që ka depozituar Ministria e Brendshme pranë postave, kjo ndodh pothuajse në gjysmën e rasteve të njerëzve që paraqiten, se listat janë me pasaktësi të mëdha, ata duhet të shkojnë në komisariatin e policisë për të marrë vërtetime, pra është një kalvar i tërë procedurash burokratike që duhet të bëjnë këta njerëz për të marrë kartën e identitetit prej 200 lekësh.

Procedura dhe kosto të cilat shkojnë sot më shumë sesa 2000 lek të reja në qoftë se njerëzit do ti përkushtohen këtij procesi. Dhe për këtë arsye ka dështuar pra procesi i pajisjes së shtetasve shqiptarë me kartat e reja të identitetit me 200 lekë." u shpreh më tej Prifti.

"Ne i kërkojmë Qeverisë e cila mban përgjegjësi për këtë standard shumë të rëndësishëm të zgjedhjeve të lira, ti heqë dokumentet për shqiptarët që duhen pajisur me karta identiteti. Çdo shqiptar i cili nuk e ka kartën e identitetit duhet të shkojë te posta të blejë kuponin 200 lek dhe të shkojë të bëjë kartën e identitetit.

Zgjedhjet janë në rrezik me këtë mënyrë sesi po procedohet me kartat e identitetit. Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të sensibilizojë OSBE, ODIHR, të gjithë faktorin ndërkombëtar në lidhje me këto procedura dhe me këto probleme të mëdha të pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti" përfundoi Dritan Prifti.

k.k/NOA

KOMENTE