Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis seanca gjyqësore për Gërdecin, të pandehurit paraqiten përmes avokatëve
English

Nis seanca gjyqësore për Gërdecin, të pandehurit paraqiten përmes avokatëve

Tiranë, 11 maj, NOA - Edhe këtë radhë, ashtu si gjatë seancës së kaluar për tragjedinë e Gërdecit, në Gjykatën e Lartë, të pandehurit rreth saj kanë preferuar që të paraqiten përmes avokatëve të tyre mbrojtës dhe të mos shkojnë vetë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet e ditur se në seancë sërish mungon ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili po prezantohet nga avokati i tij, Adrian Visha.

Ndërkaq, nga të pandehurit e arrestuar janë të pranishëm vetëm Sokol Gjeci, ish punonjës i MEICO-s, ndërsa tre të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët mbrojtjës. Të pandehur që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu; ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Sokol Gjeçi, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi.

n.e/NOA

KOMENTE