English

Presidenti Topi takohet me Kongresmenin amerikan Eliot Enge

Tiranë, 11 maj NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në një takim në ambientet e Pallatit të Brigadave, Kongresmenin amerikan, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga shteti i Nju Jorkut, Eliot Engel dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.

Presidenti Topi, vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe shprehu bindjen se këto marrëdhënie do të njohin dimensione të reja, veçanërisht pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

"Ne u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën e gjithanshme që i kanë dhënë Shqipërisë, si në rrugën e transformimeve të brendshme demokratike e në konsolidimin e demokracisë shqiptare, ashtu edhe për angazhimin e vazhdueshëm e kontributin e madh në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO, proces i cili u konkretizua në Samitin e Strasburg-Kehl-it", - u shpreh Presidenti Topi. Kreu i shtetit nënvizoi se, veçanërisht pas anëtarësimit në Aleancë, Shqipëria është e ndërgjegjshme për përgjegjësitë në rritje e angazhimin në vazhdim ndaj sfidave rajonale e globale duke demostruar në vazhdimësi besnikërinë e saj si partnere dhe aleate e besueshme. Ndërsa Kongresmeni amerikan Eliot Engel, vuri në dukje rolin moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon, për ruajtjen dhe forcimin e paqes e qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan, Â në një rajon, i cili pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të një shteti të ri shumë etnik e demokratik që respekton të drejtat e të gjitha pakicave, është projektuar i tëri drejt integrimit euroatlantik. Gjithashtu Kongresmeni amerikan vlerësoi lart gjithashtu edhe mbështetjen maksimale të Shqipërisë për politikën amerikane në rajon, si aleate e partnere e besueshme në rajon e më gjerë duke ritheksuar faktin se: "Shqipëria dhe kombi shqiptar janë miqtë më të mëdhenj e më të mirë të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën".

k.k/NOA

KOMENTE