Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Risia, Çdo qytet, kryeqyteti i sportit , nga Alpha Bank Sports Panorama
English

Risia, "Çdo qytet, kryeqyteti i sportit", nga Alpha Bank Sports Panorama

Tiranë, 11 Maj/NOA - Alpha Bank - Albania, prezantoi në parkun Rinia, në qendër të Tiranës, aktivitetin "Alpha Bank Sports Panorama".

Ky është një aktivitet sportiv, edukues dhe argëtues që vjen për herë të parë në Shqipëri duke synuar të sjellë secilin prej nesh, më afër sporteve si futbolli, basketbolli, trampolina ekstreme, formula 1, trajnim NASA, alpinizëm, Pingpong, futboll tavoline, loje me shigjeta dhe Playstation 3.

Veprimtaria, i dha mundësinë të gjithë vizitorëve të provojnë veten e tyre në sporte të reja, të fitojnë dhurata dhe çmime ekskluzive dhe të informohen për të gjitha produktet e ofruara nga Alpha Bank-Albania.

Gjate ceremonisë së hapjes zyrtare, Eduart Shalsi, Zv.Kryetar i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për Alpha Bank-Albania që bëri të mundur organizimin e këtij evenimenti.

"Sportet, pa të cilat nuk mund të kemi një jetë të shëndetshme, kemi vendosur t'i kemi sa më të pranishme në kryeqytet", - theksoi Shalsi.

Në emër të Alpha Bank, Christos Giampanas, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv falënderoi Bashkinë e Tiranës dhe pjesëmarrësit dhe shtoi se gjatë këtyre 10 viteve prezencë në Shqipëri, Alpha Bank ka qëndruar gjithmonë pranë komunitetit me evente si "Alpha Bank Sports Panorama".

Andreas Galatoulas, Drejtor i Alpha Bank për Shqipërinë, theksoi se është hera e parë që ky aktivitet zhvillohet në Shqipëri, pas 8 vitesh turne ne Greqi, Qipro dhe vende të tjera të rajonit.

Ai shtoi se "ky aktivitet është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme që Alpha Bank-Albania i jep komuniteteve lokale, duke veçuar projektin më të fundit të iniciuar nga Bashkia e Tiranës, "Një qytetar, një pemë".

"Alpha Bank Sports Panorama" qëndroi në Tirane i hapur për publikun gjatë gjithë fundjavës, duke tërhequr vëmendjen e kryeqytetasve dhe duke i ofruar atyre një ambient tepër argëtues.

Më tej, ky aktivitet do të zhvendoset në qytetet e tjera.

Kështu, në Elbasan, veprimtaritë zhvillohen në sheshin "Hans Ditrih Genscher" më 15-17 Maj 2009, në Vlorë, te "Sheshi i flamurit", më 22 deri 24 Maj dhe në sheshin qendror të Sarandës, nga 29 deri 31 Maj.

e.l/NOA

KOMENTE