Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
U ndërpritet energjia elektrike, 300 serb organizojnë protestë të dhunshme në Kamenicë
English

U ndërpritet energjia elektrike, 300 serb organizojnë protestë të dhunshme në Kamenicë

Kamenicë, 11 maj NOA - Qytetarët serb organizojnë një protestë të dhunshme për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Policia në Kamenicë është njoftuar se më 10 maj rreth orës 16:00 në aksin rrugor Gjilan- Bujanovc afër fshatit Korminjan që shpie për në kalimin kufitar "Dheu i Bardhë", një grup prej rreth 300 qytetarë serb lokal të këtij fshati e kishin bllokuar rrugën në shenjë revolte për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEK-ut.

Protestuesit fillimisht ishin të qetë por kur u është kërkuar që të largohen nga rruga kryesore ata kanë filluar të jenë agresivë duke u grupuar në rrugën që shpie për në fshatin Korminjan dhe pa ndërprerë kanë hedhë gurë dhe mjete tjera të forta në drejtim të policisë.

Edhe nga fshatrat fqinje Ranillug, Tomancë dhe Ropotovë rreth orës 21:00 ka pas grupime të qytetarëve të cilët kanë arrit që fillimisht të dalin në rrugën kryesore gjithë një duke hedhë gurë, shishe xhami,Koktej Molotov dhe mjete tjera të forta në drejtim të policëve.

Policia ka reaguar duke arrit që ti largoj nga rruga. Për shkaqe sigurie nga ana e policisë qarkullimi në këtë aks rrugor ka qenë i mbyllur deri në ora 23:00.

Zjarrfikësit nga Gjilani dhe Kamenica kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndihmuar në pastrimin dhe largimin e gurëve dhe gjësendeve të hedhura në rrugë.

Rruga është liruar për qarkullim pas orës 23:00. Nga gurët dhe mjete tjera të forta janë lënduar 21 policë kryesisht me lëndime të lehta në duar kokë dhe pjesë tjera të trupit. Njëri nga ta me lëndime ma serioze është transportuar në qendrën emergjente në Gjilan dhe pasi i është ofruar ndihma e parë ai është liruar për në shtëpi, ndërsa të lënduarve tjerë ndihma u është ofruar nga auto ambulancat që ishin në vendin e ngjarjes. Për shkaqe të sjelljeve të dhunshme dhe sulmeve të pa ndërprera ndaj personave zyrtar, policia ka arritur që ti arrestojë pesë të dyshuar, katër burra dhe një grua të gjithë serb shtetas të Kosovës.

Me vendim të prokurorit ndaj tyre është ushtruar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

k.k/NOA

KOMENTE