English

Elbasan, arrestohet 35-vjeçari, qëlloi me armë dy adoleshentë pasi i ngacmuan mbesën

Elbasan, 12 maj NOA - Qëlloi e armë dy adoleshentë, arrestohet nga policia 35-vjeçari.

Vetëm 48 orë pasi tentoi të vriste dy 16-vjeçarë, 35-vjeçari Sh.Q, ka përfunduar në qeli. Â

Burime të policisë thanë për agjencinë e lajmeve NOA se "35 vjecari SH.Q u arrestua pasi dy ditë më parë akuzohet të ketë qëlluar me armë gjahu dy adoleshentët me iniciale E.S, dhe B.M, me banim në fshatin Mengël të rrethit të Elbasanit, pas një konflikti për motive të dobëta".

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar armën e gjahut, me të cilën 35 vjeçari ka qëlluar drejt adoleshentëve duke i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit.

Burimet policore shtuan se ngjarja ndodhi pas një sherri mes 35-vjeçarit dhe dy adoleshentëve pasi dyshohet se këta të fundit kanë ngacmuar mbesën e autorit.

Pas fjalëve të ndërsjella SH.Q, rrëmbeu armën të cilën e mbante me leje dhe ka qëlluar në drejtim të dy 16-vjeçarëve duke i lënë të plagosur.

Ai mundi tu shpëtonte prangave të policisë për dy ditë, ndërsa sot ka përfunduar në qeli.

k.k/NOA Â

KOMENTE