Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha: S'ka reformë në shëndetësi pa infermierët. Ministrja Godo: Kemi arritje për ta
English

Kryeministri Berisha: S'ka reformë në shëndetësi pa infermierët. Ministrja Godo: Kemi arritje për ta

Tiranë, 12 maj, NOA - Pa një infermieri të vlerësuar, nuk mund të ketë një reformë të plotë në sektorin e shëndetësisë. Një fakt të tillë e ka theksuar sot kryeministri Berisha gjatë fjalimitnë një konferencë të organizuar nga Urdhëri i Infermierit me rastin e Ditës Kombëtare të Infermierisë.

"Ju jeni punëtorët e dhimbjes, sakrificës njerëzore dhe jeni shembull frymëzimi për të gjithë kolegët dhe brezat e rinj të të punësuarve në shëndetësi. Nuk ka shërbim shëndetësor dhe reformë në shëndetësi pa ju", iu është drejtuar kreu i qeverisë infermierëve në ditën e tyre.

Në këtë aspekt, sipas tij, qeveria me strukturat e saj është duke punuar në mënyrë të veçantë dhe ka arritur të krijohet deri tani një koncept i ri në punën e infermierit. "Roli i infermierit më parë nuk shkonte përtej atij të sanitarit, por me ndryshimet e reja ligjore të ndërmarra, atij po i jepet një vend i merituar, përmes një sistemi të ri arsimor të kësaj kategorie në shëndetësi", tha ndër të tjera kryeministri.

Duke shtuar se këto standarde duhet që të jenë unike dhe personat e punësuar në shëndetësi nuk duhen parë me përçmim. "Të mos i shohim njërën si të nënës dhe tjetrën si të njerkës", tha ai.

Ndërkaq, në fjalën e tij në konferencën Kombëtare të Infermierisë, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, është shprehur se infermierët janë një forcë e madhe në shendetësi.

"Ashtu si edhe në Shqipëri, në botë përfaqësimi i tyre në sistemin shëndetësor është në nivelin 60-70 % të forcës që punon në këtë sektor, prandaj ata duhen respektuar. Prandaj duhet një standardizim i mëtejshëm i këtij sektori", tha ndër të tjera ai.

Kurse Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo u shpreh se eshtë arritje që sot shkollat e infrermierisë në 6 rrethe të vendit, nxjerrin më shumë infermierë se më parë.

"Nëse në vitin 2005 kanë qenë vetëm 400 infermierë të arsimuar, ata tani kanë arritur deri në 1200 duke treguar në këtë mënyrë se po kryhet një reformin i plotë në këtë aspekt. Niveli tani ka arritur në 32 infermierë për çdo 100 mijë banorë, sipas standardeve evropiane. Motoja është "pacienti, në qendër të vëmendjes", tha ndër të tjera ministrja e Shëndetësisë në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Një panoramë më të plotë për problematikat e infermierisë e dha presidenti i Urdhërit të Infermierit, Sabri Skënderi.

Sipas tij, problematika e parë që kanë ngritur infermierët në takimet e tyre gjatë gjithë muajit të infermierit (12 prill-12 maj) ka qenë ajo e përfaqësimit të mangët të tyre në instancat e larta të shërbimit shëndetësor.

"Infermierët kanë deklaruar me shqetësim se nuk janë pjesë e niveleve drejtuesese të sistemit shëndetësor në vend. Por duhet të dihet se pa një infermieri të vlerësuar, nuk ka një shëndetësi të përparuar", ka thënë më tej, Sekretarja e Përgjithshme e Urdhërit të Infermierit, Mimoza Bino.

Ndërkaq, një problematikë tjetër e konstatuar në konferencat rajonale të infermierisë nga Urdhëri i Infermierit, ka qenë edhe ajo mbi mungesën e standardizimit të veshjes së tyre. Kjo në fakt është një detyrë institucionale për t'u përmbushurr nga ana e spitaleve dhe është një dukuri e cila vihet re në të gjitha qytetet. Duhet një veshje standarde dhe jo të lihet në varësinë personale të zgjedhjes së secilit prej tyre..

n.e/NOA

KOMENTE