Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis projekti mbi pasojat e ndryshimeve klimaterike në shëndetin e popullatës
English

Nis projekti mbi pasojat e ndryshimeve klimaterike në shëndetin e popullatës

Tiranë, 12 maj/NOA - Një seminar mbi ndikimet e ndryshimeve klimaterike në shëndetin e popullatës nisi dje në Tiranë, duke çelur kështu projektin mbi pasojat e ndryshimeve klimaterike në shëndetin e popullatës.

Ky seminar, u mbajt në kuadër të projektit të nisur nga Ministria e Shëndetësisë me mbështetje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe me financim të qeverisë Gjermane.

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, tha se shëndeti është produkt i një sërë faktorëve që lidhen me mjedisin ku jetojmë dhe me ndërveprimin tonë, me mjedisin dhe anëtarë të tjerë të komunitetit.

Godo theksoi ekzistencën e fakteve të ndryshimit të klimës dhe efektin e saj mi veprimtarinë tonë të përditshme.

"Tashmë ekzistojnë mjaft fakte që hedhin dritë mbi ndryshimet e klimës, shkaqet e mënyrën e shfaqjes së këtyre ndryshimeve, si edhe efektet e mundshme të tyre mbi veprimtarinë e përditshme të njerëzve e sidomos mbi shëndetin e tyre", - pohoi Godo.

Pa dyshim, njeriu është kontribuues në ndryshimin klimaterik. Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, i kullotave dhe tokave bujqësore, shfrytëzimi jo perspektiv i rezervave ujore, emisionet në atmosferë të gazeve që lidhen me djegien e lëndëve me origjinë fosilore, janë identifikuar si faktorë që janë lidhur me ndryshimet klimaterike.

Është e qartë se ndryshimet e klimës, shfaqen në formën e dukurive ekstreme apo të pazakonshme të motit dhe jo domosdoshmërisht në një trend linear të qëndrueshëm. Njerëzimi është përballur me dekadën e fundit me reshje, përmbytje, thatësira, valë të nxehti, ciklone apo dukuri të ngjashme.

Të tëra këto, sikundër u theksua në seminar, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurimin e sasive të mjaftueshme të ushqimit, në sigurimin e sasive dhe cilësisë së duhur të ujit të pijshëm apo larës, në cilësinë e ajrit, në ndryshime të ekosistemeve dhe shfaqjen e sëmundjeve infektive në nivele jo të zakonshme.

Gjithashtu, u vu në dukje se, vendet me sisteme socio-ekonomike, jo të stabilizuara janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimaterike.

Ministrja e Shëndetësisë, Godo, e cilësoi këtë aktivitet si dëshminë e angazhimit të Qeverisë Shqiptare për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në kuadrin e përgatitjes së vendit, jo vetëm në përballimin e pasojave që lidhen me ndryshimet klimaterike, por edhe për modifikimin e veprimtarive njerëzore që lidhen direkt apo indirekt me ndryshimet klimaterike.

Duke falenderuar Qeverinë Gjermane dhe OBSH për mbështetjen e çmuar, Ministrja Godo, bëri thirrje për një përkushtim të përgjegjshëm në këtë nismë, pasi kemi përgjegjësi jo vetëm për shëndetin e bashkëkohësve tanë, por edhe për shëndetin e brezave të ardhshëm.

Këtë nismë e përshëndetën edhe Ambasadori Gjerman në vendin tonë, si dhe Drejtori i OBSh në Shqipëri, z. Banerjee.

Këta, e cilësuan si një nismë mjaft të rëndësishme në të mirë të shëndetit dhe reduktimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ndryshimet klimaterike.

e.l/NOA

KOMENTE