English

Robert Bosch: Misioni i OSBE/ODIHR-it është i pavarur, jemi në rolin e arbitrit

Tiranë, 12 maj, NOA - Kreu i misionit të OSBE/ODIHR-it në vendin tonë, Robert Bosch, ka reaguar sot para mediave lidhur me misionin e vëzhguesve që kanë mbërritur në vendin tonë për të monitoruar situatën parazgjedhore, duke e cilësuar këtë mision si autonom.

Si formë reagimi ndaj komenteve që janë bërë në shtyp së fundmi lidhur me drejtimin e misionit të vëzhguesve nga ambasadorja britanike Audry Glover, e cila ka krijuar probleme te autoritetet shqiptare për funksionet që ajo ka mbajtur këtu e 15 vjet më parë kur ajo nga 1994 deri në 1997 ishte drejtoreshë e ODIHR-it.

Zgjedhjet problematike të majit 1996 krijuan një klimë të vështirë me vëzhguesit e ODIHR-it në atë kohë dhe raporti vlerësues i kësaj organizate u cilësua nga e djathta në pushtet si jo realist. Pikërisht përplasja e atyre viteve ka bërë që po kjo e djathtë e cila është sërish sot në pushtet ta kundërshtojë emërimin e ambasadores Glover.

Dhe lidhur me një fakt të tillë, kreu i misionit të OSBE-ODIHR-it në Tiranë, Robert Bosch është shprehur se institucioni që ai drejton ka rolin e arbitrit, duke lënë të nënkuptohet se qeveria nuk duhet të shfaqë probleme të tilla.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE