Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot betohet presidenti i ri i Maqedonisë, shqiptarët pak të përfaqësuar
English

Sot betohet presidenti i ri i Maqedonisë, shqiptarët pak të përfaqësuar

Shkup, 12 maj, NOA - Sot në parlamentin e Maqedonisë do të zhvillohet ceremonia e emërimit të presidentit të zgjedhur në zgjedhjet e muajit të kaluar presidenciale, Gjorgje Ivanov.

Sipas protokollit të paraparë, Ivanov do të bëjë betimin në mesditë në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa pas kësaj do të pasojë edhe fjalimi i tij para deputetëve dhe mysafirëve të ftuar.

Dy partitë shqiptare BDI dhe DR do të jenë të pranishmë në ceremoni, ndërsa PDSH do të bojkotojë.

Në këtë ceremoni në mënyrë tradicionale do të ndodhë pranim-dorëzimi i funksionit në kabinetin e presidentit të deritanishëm Branko Cërvenkovski.

Të pranishëm në inaugurimin e presidentit të ri të Maqedonisë do të jenë edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i Serbisë Boris Tadiç, Kroacisë Stipe Mesiç, Bullgarisë Georgi Pervanov dhe Malit të Zi Filip Vujanoviç.

Në axhendë është paraparë që presidenti Ivanov të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e vendeve të rajonit.

Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri nuk është ftuar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ai ka bërë të ditur përmes medias arsyet se përse mund të ketë mbërritur kjo, për shkak të mosvendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Ndërkohë, siç bëhet e ditur jozyrtarisht, presidenti i Kosovës më 22 maj pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shkup, si një nga presidentët e parë të ftuar nga presidenti i ri i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Sipas të dhënave, përfaqësimi i shqiptarëve në kabinetin e deritanishëm presidencial të Branko Cërvenkovskit ka qenë tejet minimal.

Agjencia e lajmeve INA bën të ditur se deri para një viti në kabinetin e presidentit kishte të punësuar dy shqiptarë, njëri të cilëve në pozitën e këshilltarit ndërroi jetë, ndërsa një këshilltare në cilësinë e përkthyeses kishte braktisur detyrën e saj.

Në të gjitha pozitat e këshilltarëve të lartë, presidenti Cërvenkovski nuk kishte emëruar asnjë kuadër shqiptarë. Një pjesë e mediave shqiptare në disa raste kishin shprehur kritika të ashpra kundër Cërvenkovskit lidhur me mospërfshirjen e shqiptarëve në kabinetin e tij.

Branko Cërvenkovski si kandidati i propozuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë u zgjodh president në zgjedhjet e vitit 2004 me mbështetjen publike edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të cilat përbënin koalicionin qeveritar në vend.

NOA-INA

KOMENTE