English

Topi, në Shkup për inaugurimin e presidentit të ri maqedonas

Tiranë, 12 maj/NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në krye të delegacionit shqiptar u nis drejt Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), për të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e marrjes së detyrës nga Presidenti i zgjedhur i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Zyra për shtyp e Presidentit tha se i ftuar nga Kreu i ri i shtetit maqedonas, Presidenti Topi do të jetë sot i pranishëm në ceremoninë që do të zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

"Presidenti do të Â jetë në ceremoni, së bashku me homologë të tjerë nga rajoni dhe më gjerë si Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, i Serbisë Boris Tadiç, i Bullgarisë Georgi Parvanov, etj.", - theksoi zyra e kryetarit të shtetit. Ajo tha se Presidenti Topi do të zhvillojë gjithashtu edhe një takim të veçantë me Presidentin Gjorgje Ivanov në rezidencën e tij zyrtare.

Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, nuk u ftua nga Shkupi zyrtar, pas sinjaleve që dha kreu serb se nuk do të merrte pjesë në ceremoni nëse kryetari i shtetit më të ri, do të ishte i pranishëm.

e.l/NOA

KOMENTE