Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në dorën e kartave
English

Zgjedhjet në dorën e kartave

Nga Valentina Leskaj

Edhe mbas katër vjetëve në krye të Kuvendit, ende nuk e keni kuptuar se ju nuk mund të vendosni për t'iu hequr deputetëve të opozitës të drejtën e fjalës, duke hequr pesë-minutëshin.

Ju nuk mund ta merrni këtë atribut të konferencës së Kryetarëve. Me sa duket jeni të vendosur ta çoni deri në fund arbitraritetin në drejtimin e parlamentit.

Po e mbyllni këtë parlament si një parlament me standarde të dyfishta një për mazhorancën dhe një për opozitën, si një parlament që më shumë se interesat e shqiptarëve është vënë në mbrojtje të qeveritarëve.

Padyshim qe motivet janë të qarta, ju e bëni këtë rol e detyruar, urdhri vjen nga zyra e kryeministrisë.

Motivi I vërtetë është që të shmangni zbulimin e disa të vërtetave që lidhen me skandalet, që kanë dalë në dritë ditët e fundit, të vërteta që edhe pa i thënë ne, shqiptarët i shohin e i prekin me dorë falë edhe mediave të pavarura.

Ajo që Shqiptarët kuptojnë nga ky bllokim i fjalës së opozitës është se për këtë mazhorancë, prioritet është nepotizmi, jo interesat e shqiptarëve.

Jepuni fjalën deputetëve të opozitës që kanë kërkuar të flasin, sepse kjo është tribuna e deputetëve jo ballkoni juaj.

***

U bë më shumë se një javë nga vrasja kriminale e deputetit të opozitës Fatmir Xhindi.

Në emër të GPS, dua t'ju them se ne kemi respektuar kujtimin e mikut, kolegut tonë të nderuar e të paharruar Fatmir Xhindi, të cilit dora kriminale i mori jetën.

Ngjarja është shumë e rëndë.

Është vrarë një politikan i opozitës në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Ne nuk kemi dashur ta instrumentalizojmë këtë çështje, po ky akt i rëndë, kriminal nuk mund të mbetet në heshtje e as mund të trajtohet me motive banale nëpër gazeta.

Ne presim një përgjigje serioze që deri sot nuk e kemi parë, familja pret një përgjigje serioze, zgjedhësit e tij dhe të gjithë shqiptarët presin një përgjigje serioze.

Ky akt barbar duhet të marrë një përgjigje dhe shteti duhet ta japë këtë përgjigje.

Së fundi, dua të ngre edhe njëherë çështjen e kartave të identitetit.

Ecuria e procesit nuk jep asnjë garanci se të gjithë shqiptarët do kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të votuar.

Sot ende në 31 njësi nuk ka filluar procesi aplikimit, nuk ka asnjë stacion lëvizës edhe pse sipas kontratës duhej të kishte 100 stacione të tilla.

Këto janë njëra anë, po Ministria e Brendshme dhe Shërbimi postar janë përgjegjëse për shume pengesa të procesit:

E para lidhet me transparencën.

Me gjithë kërkesat e vazhdueshme ne ende nuk kemi listën e saktë të njerëzve pa pasaportë dhe diferenca mes numrit të deklaruar nga ministria dhe atyre që realisht nuk disponojnë pasaportë është I madh.

Mungesa e transparencës e vë në dyshim serioz procesin. Disa njësi vendore po bëhen pengesë ose veprojnë në mënyrë selektive, për zbatimin e vendimit 366 të qeverisë dhe udhëzimit. Shpërndarja e kartave edhe për ata që kanë aplikuar është me shumë vonesë deri dy muaj. Konfuzioni në disa stacione aplikimi mbetet shqetësues. Problemet që hasin qytetarët për të marrë kartat provojnë mungesën e vullnetit të Qeverisë, për të zbatuar detyrimin ligjor për pajisjen e shtetasve me karta. Me sa duket jeni angazhuar për të manipuluar procesin zgjedhor përmes kartave, që padyshim ne jemi këtu për të mos e lejuar.

Dua t'ju përsëris edhe njëherë në emër të GPS, që t'i harroni zgjedhjet pa karta ndaj merrni masa sa nuk është vonë.

(*) Fjala në Kuvend, e Kryetares së Grupit Parlamentar Socialist

KOMENTE