Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata britanike dënon Mero Bazen me 50 mijë paund gjobë
English

Gjykata britanike dënon Mero Bazen me 50 mijë paund gjobë

Tiranë, 13 maj NOA/Update - Biznesmeni Damir Fazliç deklaroi sonte gjatë një konference për shtyp se kishte fituar një proces gjyqësor në Londër, kundër botuesit të së përditshmes "TemA".

Fazliç tregoi se në gjykatën britanike, është paditur Mero Baze, drejtues i gazetës, si i përdorur nga grupe të caktuara".

Për rrjedhojë, në këtë proces, sipas Fazliç, gjykata ka vendosur këto ditë që të dënojë me gjobë botuesin e së përditshmes që prej pak vitesh është antiqeveritare.

Fazliç tregoi se me vendimin gjyqit në Londër, Mero Baze i detyrohet një shumë prej 50 mijë paund (rreth 7.4 milionë lekë të rinj).

Fazliç komentoi edhe vendimin për pushimin e çështjes nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ai tha se "vendimi i dha përgjigje gjuetisë së shtrigave dhe duhet të shërbejë si një mësim i mirë për prokurorinë".

"Ina Rama, Prokurorja e Përgjithshme, më ka borxh një ndjesë publike për të gjitha akuzat që ka ngritur ndaj meje dhe bizneseve të mija, të cilat për shtatë muaj me radhë i mbajti nën hetim", - deklaroi Fazliç.

Kurse dha një sugjerim për Ina Ramën: "Më e mira që ajo duhet të bënte, do të ishte që të kishte qëndruar larg politikës dhe të respektonte bizneset e huaja".

Më tej, Fazliç tregoi se "Prokuroria kishte shkuar në çdo vend të botës, për të pyetur për të dhe bizneset e tij, por nuk kishte gjetur asgjë".

Për këtë fakt ai pranoi se ishte i gëzuar që prokuroria e Tiranës dhe veçanërisht dy prokurorët e çështjes kishin mbyllur hetimet.

Pas pyetjeve të bëra Fazlliç sqaroi se nuk kishte kryer asnjë transaksion bankar nga Shqipëria për në Zvicër, por në të kundërt, siç tha, nga llogaritë e huaja në drejtim të vendit tonë.

Fazliç ka bërë edhe komente mbi gjendjen ekonomike në vendin tonë, kur tha në mbyllje të konferencës por shtyp, se i vinte mirë që "pas shumë problemeve ekonomike, ekonomia e Shqipërisë ishte e fortë".

e.l/NOA

KOMENTE