English

Ish-ministri i Drejtësisë padit sekretaren e tij në prokurori për dëshmi të rreme

Tiranë, 13 maj, NOA - Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, ka paditur sekretaren e tij të dikurshme Anjola Agolli në prokurori për dëshmi të rreme.

"Dëshmia e rreme që doli prej saj lidhur me shkrimin tim mbi një shkresë, përputhet me atë të opozitës e cila po e përdor sot atë. Por duhet të them se shkrimi në shkresë nuk është i imi dhe dëshmia e rreme doli që në vitin 2008, prokuroria ka patur kohë që të hetonte", tha Bumçi për këtë çështje.

Më pas ka shtuar se nuk është e vështirë që të vërtetohet shkrimi dhe nëse vërtetohet, ai është gati që të mbajë edhe përgjegjësi politike për çështjen në fjalë.

Konkretisht, faksi i Ministrisë së Drejtësisë drejtuar ish-ministrit Fatmir Mediu thoshte: "Mendim për një projektvendim, në të cilin është shënimi me shkrim dore ‘Për z. Shkëlzen Berisha'". Data e nisjes së këtij faksi është 13 mars 2007, ora 09:19, nga numri i faksit 23 45 60 dhe faksi ka emrin "Ministria e Drejtësisë".

n.e/NOA

KOMENTE