English

Presidenti Topi në mbledhjen e KLD-së: Të reduktohen gjykatat e shkallës së parë në vend

Tiranë, 13 maj, NOA - Sistemi gjyqësor ka nevojë për një ristrukturim të tij dhe për këtë, hapi i parë që duhet ndërmarrë është ai i reduktimit të gjykatave të shkallës së parë nëpër rrethet e vendit.

Një fakt të tillë e ka vënë sot në dukje gjatë një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Në fjalimin e tij ai ka bërë thirrje për ristrukturim të gjyqësorit dhe tha se për këtë duhen sa më pak gjykata të shkallës së parë. Ndër të tjera, ai vuri në dukje edhe rolin e rëndësishëm për sektorin e drejtësisë në vend, atë të nisjes nga puna sa më parë dhe funksionimit real të Gjykatës Administrative. Kreu i KLD-së, ka kërkuar një formë të re organizimi për gjykatat në të gjithë vendin. "Të ngrihet sa më shpejt gjykatat administrative" theksoi kreu i shtetit.

Në një kohë kur parlamenti sapo e ka miratuar ligjin e ri për ngritjen dhe funksionimin e një gjykate të tillë, kreu i shtetit nuk ka vonuar të paraqesë kërkesën e tij për funksionalizimin e plotë të saj, në mënyrë që të ndryshojë mënyra e shqyrtimit të çështjeve në vendin tonë.

Ai ka shtuar ndërkaq, se kanë kaluar afatet ligjore dhe kohore për këtë gjykatë, pra, sipas tij ajo duhej të ishte gati prej kohësh.

n.e/NOA

KOMENTE