English

Rrok Mirdita, Presidenti i ri i Konferencës së Ipeshkëvinjve katolikë të vendit

Tiranë, 13 maj, NOA - Në bazë të statuteve të Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë, në mbledhjen plenare të radhës, Shkëlqesia e Tij Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkëvi Metropolit i Arkidioqezës Metroplitane Tiranë-Durrës u rizgjodh President i kësaj Konference, për një mandat tjetër 3-vjeçar.

Ndërsa, zv/president u zgjodh shkëlqesia e tij, Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Shkodër.

Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë është e përbërë nga shtatë ipeshkvinj. Kujtojmë se hierarkia e Kishës Katolike në Shqipëri u ripërtëri nga Shenjtëria e Tij Papa Gjon Pali II më 25 prill të vitit 1993 me shugurimin e katër ipeshkëvinj të parë pas rënies së komunizmit: Imz. Frano Illia, Imz. Rrok Mirdita, Imz. Robert Ashta e Imz. Zef Simoni që është kthyer në shtëpinë e Atit vetëm para pak muajsh. Prej tyre vazhdon detyrën e Tij Imz. Rrok Mirdita në krye të Arkidioqezës Tiranë - Durrës.

Konferenca Ipeshkëvore është një institucion permanent i ipeshkëvinjve katolikë të një vendi apo territori, e cila ushtron disa funksione me karakter baritor për të mirën e besimtarëve te atij vendi apo territori.

Ajo themelohet, nga autoriteti suprem i Kishes dhe po nga ai autoritet shperbehet apo modifikohet. Te mbledhur ne Konference, ipeshkëvinjtë si barinj të Kishës dhe të popullit që u është besuar, kujdesen për të mirën e tij dhe mund të ndërmarrin nisma të përbashkëta ligjore (me lejen e Selisë së Shenjtë), apo edhe me karater baritor.

Në Shqipëri në disa raste Konferenca Ipeshkëvore ka dalë me deklarata të përbashkëta në lidhje me probleme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare apo edhe vetë Kishën në Shqipëri. Kujtojmë edhe rolin e veçantë që Konferenca në këto vite ka pasur për dialogun ndërfetar.

n.e/NOA

KOMENTE