Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli në Koplik: I respektoj socialistët e thjeshtë e të ndershëm por jo truset e lejeve të ndërtimit
English

Topalli në Koplik: I respektoj socialistët e thjeshtë e të ndershëm por jo truset e lejeve të ndërtimit

Koplik, 13 maj NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një takim sot me banorët e Koplikut.

"Nuk ka gjë që na bën krenar se sa kur shohim vendin tonë një vend lider, një vend që vetëm 4 vjet më përpara ishte i rreshtuar, si vendi me korrupsionin më të thellë, si vendi me varfërinë më të ashpër, si vendi me grupet kriminale më të egra, kurse sot Shqipëria ka ndryshuar, Shqipëria është bërë lider në ekonomi, sot Shqipëria është bërë lider në luftën kundër korrupsionit, është bërë lider në sigurinë që i jep çdo qytetari, në kontrollin e kufijve" u shpreh Topalli.

Sipas saj politika që duket shumë e ndërlikuar, në fakt është shumë e thjeshtë.

"Në qoftë se brenda politikës ke dashuri për këtë vend, ke doza idealizmi, ke seriozitetin, absolutisht që mund të bësh çdo gjë të mundur. Po ta duash këtë vend, çdo gjë është e mundur, po të punosh për këtë vend absolutisht që e ndryshon. Kjo është ajo që neve na ndan shumë me pjesën tjetër" deklaroi më tej në Koplik, Topalli. "Socialistët e thjeshtë, socialistët e ndershëm, unë i nderoj dhe i respektoj ata për punën. Gjatë jetës së tyre, kanë punuar për vendin e tyre, për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, trustet e 15 përqindëshit nuk punojnë për Shqipërinë, trustet e lejeve të ndërtimit nuk punojnë për vendin, trustet e Bashkisë së Tiranës dhe paratë me të cilat shiten dhe blihen këta kryetarë të partisë, natyrisht që nuk kanë motiv dhe dashuri për vendin' u shpreh kryeparlamentarja.

k.k/NOA

KOMENTE