Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trofeu Taçi Oil , Milan mund Shqipërinë vetëm me penallti
English

Trofeu "Taçi Oil", Milan mund Shqipërinë vetëm me penallti

Tiranë, 13 maj, NOA - Ekipi italian i futbollit, "Milan", ka arritur të fitojë edicionin e dytë të trofeut "Taçi Oil Albania Reads", vetëm në sajë të penalltive kundër ekipit të Kombëtares Shqiptare.

Ndeshja e djeshme në stadiumin "Qemal Stafa" shpalli si fitues italianët e famshëm vetëm në sajë të rezultatit të përmbysur me anë të penalltive, por ama tifozët shqiptarë mbetën të kënaqur nga loja e ekipit të tyre përfaqësues, i cili megjithëse nuk fitoi me penallti, arriti të shënonte gjatë ndeshjes dhe të dhuronte një përballje dinjitoze me kampionët.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 21-të është Ronaldinjo, ndërsa në ndeshjen e dytë, do të kishte goxha momente të shënimit, gjë që i mbajti pezull tifozët nga pritja e një momenti në tjetrin.

Ka qenë Shevçenko ai që shënoi golin e dytë për Milanin, ndërsa në minutën e 62-të Emiljano Vila arrin të mposhtë Edusein, portierin e katërt të skuadrës kuqezi.

Më pas, në minutën e 71-të shënon Muzaka, ndërsa 4 minuta më pas Hamdi Salihi ka qenë ai që shënoi golin e tretë për Kombëtaren shqiptare.

Ndeshja përfundoi me penallti, ku ekipi i Milanit arriti të parakalonte gjuajtjet pozitive në krahasim me ekipin shqiptar.

Në fund, ka qenë presidenti i Republikës Bamir Topi dhe presidenti i kompanisë Taçi Oil, Rezart Taçi, i dorëzuan trofeun kapitenit të Milanit Filipo Inzagi.

Kjo ka qenë hera e dytë që ekipi i Milanit është ndeshur me ekipin tonë kombëtar, pas ndeshjes së 14 tetorit të vitit të kaluar, ku Shqipëria u shpall fituese e trofeut.

n.e/NOA

KOMENTE