Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjidhet Presidenti i Konferencës së Ipeshkëvinjëve katolikë të Shqipërisë
English

Zgjidhet Presidenti i Konferencës së Ipeshkëvinjëve katolikë të Shqipërisë

Tiranë, 13 maj NOA - Zgjidhet Presidenti i Konferencës së Ipeshkëvinjëve katolikë të Shqipërisë.

Në bazë të statuteve të Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë, dje në mbledhjen plenare të radhës, Shkëlqesia e Tij Imz. Rrok Mirdita, Arqipeshkëvi Metropolit i Arkidioqezës Metroplitane Tiranë-Durrës u rizgjodh President i kësaj Konference.

Ai rizgjidhet për një mandat tjetër tre vjeçar.

 Zëvendëspresident u zgjodh Shkëlqesia e Tij Imz. Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Shkodër-Pult.

Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Luçian Avgustini Arqipeshkëvi i Dioqezës së Sapës.

Konferenca Ipeshkëvore e Shqipërisë është e përbërë nga shtatë ipeshkëvinj.

Përveç atyre që përmendëm janë edhe Shkëlqesia e Tij Imz. Cristoforo Palmieri Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit, Shkëlqesia e Tij Imz. Ottavio Vitale Ipeshkëv i Dioqezës së Lezhës, Shkëlqesia e Tij Imz Hil Kabashi Administrator Apostolik i Administraturës Apostolike të Jugut dhe Shkëlqesia e Tij Imz. George Frendo Ipeshkëv ndihmës i Tiranës.

Kujtojmë se hierarkia e Kishës Katolike në Shqipëri u ripërtëri nga Shenjtëria e Tij Papa Gjon Pali II më 25 prill të vitit 1993 me shugurimin e katër ipeshkëvinjë të parë pas rënies së komunizmit: Imz. Frano Illia, Imz. Rrok Mirdita, Imz. Robert Ashta e Imz. Zef Simoni që është kthyer në shtëpinë e Atit vetëm para pak muajsh.

Prej tyre vazhdon detyrën e Tij Imz. Rrok Mirdita në krye të Arkidioqezës Tiranë- Durrës.

Konferenca Ipeshkëvore është një institucion permanent i ipeshkëvinjëve katolikë të një vendi apo territori, e cila ushtron disa funksione me karakter baritor për të mirën e besimtarëve te atij vendi apo territori.

Ajo themelohet, nga autoriteti suprem i Kishës dhe po nga ai autoritet shpërbëhet apo modifikohet.

T mbledhur në Konferencë, ipeshkëvinjtë si barinj të Kishës dhe të popullit që u është besuar, kujdesen për të mirën e tij dhe mund të ndërmarrin nisma të përbashkëta ligjore (me lejen e Selisë së Shenjtë), apo edhe me karakter baritor.

Në Shqipëri në disa raste Konferenca Ipeshkëvore ka dale me deklarata të përbashkëta në lidhje me probleme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare apo edhe vetë Kishën në Shqipëri.

k.k/NOAÂ

KOMENTE