English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 14 Maj

Tiranë, 14 maj, NOA/Update - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 14 Maj 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat e sotme kryesisht kanë si argument të parë

të tyre, vendimet e djeshme të marra në mbledhjen e qeverisë si ai për rritjen e pagës minimale, proceset e reja në kuadrin e legalizimeve etj, si edhe çështjen e bashkimit të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut në të njëjtin koalicion parazgjedhore Partinë Socialiste.

Gazeta "Shekulli" ka për kryeartikull të parë "Selmanllari: Miqësia ime me Shkëlzen Berishën".

"Qeveria, sa do të rriten pagat minimale", është shkrimi i dytë kryesor i së përditshmes.

Në brendësi të këtij lajmi do të gjeni faktin që niveli minimal i pagave mujore për punonjësit e sektorit privat në vend, do të rritet me 1 mijë lekë. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, çdo punëdhënës nuk mund t'i paguajë punonjësit me një pagë më të ulët se 18 mijë lekë në muaj.

Një lajm interesant është ai që vjen me titullin "Zbulim spektakolar në detin Jon, gjendet një anije romake".

Artikuj të tjerë të kësaj gazete janë edhe "ALUIZNI, qeveria u jep kompetencat e bashkive", si dhe "Fushata, punësohen 3000 mësues sezonalë".

Gazeta "Panorama" ka përdorur si një ndër argumentet kryesore shpjegimin publik

të Ben Blushit në lidhje me kandidimin e Edi Ramës për kryeministër.

Ky lajm vjen me titullin "Zgjedhjet, dilema, Blushi: Edi Rama nuk kandidon për deputet". Brenda tij, anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste ka deklaruar dje se Edi Rama nuk do të kandidojë për deputet, por për kryeministër. "Ai do të jetë kryeministëri i Shqipërisë duke transferuar kontratën e tij si kryetar bashkie", pohon deputeti Blushi në radhët e artikullit.

Tituj të tjerë kryesorë të kësaj të përditshme janë dhe "Deliorgji: Politikanët që më akuzojnë i kisha miq, zbulohen e-mailet e fshehta të Ylli Pinarit". Ndërsa nga vendimet e djeshme të qeverisë është zgjedhur ai që paraqitet në artikullin "Qeveria, 1.3 milionë USD për vilat në bregdet". Sa për çështjen "Fazlliç", ajo trajtohet në këtë gazetë përmes artikullit "Fazlliç, Ina Rama të më kërkojë falje publike".

"Gazeta Shqiptare" vjen sot me kryeartikullin: "Shoku i Shkëlzenit, Rrahman Selmanllari lidhi kontratën e Gërdecit".

E përditshmja thotë se boton sot dokumentet në të cilat vërtetohet se Kompania amerikane "Southern Ammunition Company", që demontonte municion në fabrikën e vdekjes, në Gërdec, përfaqësohej në Shqipëri nga miku i ngushtë i djalit të kryeministrit, biznesmenit Rahman Selmanllari.

Sipas gazetës, gjatë deklarimeve në prokurori Selmanllari mohoi të ketë lidhje me Patrick C. Henry III dhe Mihal Delijorgjin, dy krijuesit e kompanisë SAC.

Shkrime të tjera, gjeni: "Topi: Të rimblidhet Kuvendi për Gjykatën Administrative".

Në shkrim thuhet se si Presidenti i Republikës ka kërkuar një seancë të posaçme parlamentare vetëm për këtë problem.

Kjo gazetë u lë hapësirë dhe lajmeve të tjera kryesore me titull: Ai tregon se si qeveria ka miratuar listën e re të barnave me rimbursim për vitin 2009.

Duke vijuar edhe me shkrimin tjetër "Klinikat private, 4 herë më shumë sesa në rajon".

Gazeta "Shqip" hapet me titullin "Dule i thotë Berishës lamtumirë". "Shqip" shkruan se Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut i dha fund dje dilemës, duke u pozicionuar majtas në zgjedhjet e 28 qershorit.

Vendimi përfundimtar i Kryesisë së PBDNJ-së do të largojë përfundimisht ministrin Anastas Duro nga qeveria, duke e lënë ministrinë në dorën e dy zëvendësministrave, Marjeta Zaçes dhe Kastriot Sulkës.

Gazeta citon burime pranë Kryeministrisë, por edhe brenda PBDNJ-së, që bëjnë me dije se ministri Duro do të japë sot zyrtarisht dorëheqjen nga posti që mban.

"Barnat me rimbursim, në listë hyjnë edhe 70 ilaçe të reja".

Shkrim tjetër kryesor është ai me titull "Gërdeci, zyrtarët që kishin dijeni". Gazeta evidenton se "Presidenti, ministri, shefi i Shtabit dhe kreu i SHIU-t merrnin komunikatat ditore".

Në vazhdim vijnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete të cilët janë, "Shkarkohet kreu i Burgut të Rrogozhinës", "Xhuveli jep leje për lokal te Syri i Kaltër", si dhe "Tiranë, nis ndërtimi i 400 banesave sociale".

Gazeta "Koha Jonë" hapet sot me titullin "Barka: PBDNJ majtas, nuk ka vendim Kryesie".

Në vijim të këtij lajmi jepet denoncimi që nënkryetari i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut bën për shpalljen nga Dule të braktisjes së koalicionit qeverisës.

Ai pohon për "KJ" se shpërfill dhe vendimin e OMONIA-s dhe se kalimi te PS, po bëhet pa një vendim të Kryesisë.

Tituj të tjerë të kësaj gazete janë dhe "Aluizni/ legalizimet, formularët e rinj për të marrë tapitë", si edhe dëshmia që vjen përmes artikullit: "Plani për grabitjen, ku e vramë kambistin"

Gazeta "Standard" hapet sot me titullin: "Dule kthehet majtas, çahet PBDNJ".

Ai tregon sesi kreu i PBDNJ-se bashkohet me ato që deri dje kërkonin arrestimin e Bollanos.

Më tej, kjo e përditshme sjell dhe shkrimet me tituj: "Aleanca për Ndryshim, PD regjistron koalicionin".

Po ashtu do të lexoni edhe artikullin "Qeveria: Falas tekstet për të varfrit".

e/l/NOA

KOMENTE