Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G99, Veliaj në Sauk: Do të ndryshojmë mënyrën sesi mund të jesh i suksesshëm sot në Shqipëri
English

G99, Veliaj në Sauk: Do të ndryshojmë mënyrën sesi mund të jesh i suksesshëm sot në Shqipëri

Tiranë, 14 maj NOA - Përfaqësues së G99 zhvilluan sot një takim në Sauk të Tiranës për të prezantuar para komunitetit të kësaj zone disa nga idetë kryesore me të cilat kjo forcë politike do të operojë për të ndryshuar mënyrën se si gjërat funksionojnë në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi komunitetit të Saukut iu prezantuan kandidatët e G99 për Tiranën, Arbi Mazniku dhe Juliana Hoxha.

"Ne tashmë jemi në një koalicion qytetar për të ndryshuar Shqipërinë, për të ndryshuar mbi të gjitha edhe mënyrën sesi sot në Shqipëri mund të jesh i suksesshëm" u shpreh Erion Veliaj. "Si ka mundësi, që sot një Fazllic mund të bëhet i suksesshëm në Shqipëri brenda një nate, ndërkohë që të rinjtë e këtij vendi edhe pse mund të jenë të shkëlqyer në shkollë, edhe pse mund t'i bëjnë me zell çdo detyrim, sërish nuk mund të çajnë dot përpara?" shtoi më tej kreu i G99.

Sipas tij ka ardhur koha t'u jepen fund praktikave të korruptuara me të cilat sot operohet qoftë për të gjetur një vend pune, qoftë për të siguruar merita apo favore, qoftë për të pasur sukses.

Më tej Veliaj u shpreh se "Shqipëria nuk është Afrikë, ndaj ne do të bëjmë që pas 28 qershorit, kushdo që është i aftë, pavarësisht mbiemrit të tij, pavarësisht nëse ka apo jo lidhjet e duhura me kryeministrin apo me pushtetin, të jetë i suksesshëm dhe të korrë frytet e talentit të tij".

k.k/NOA

KOMENTE