Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Helsinki: Jo ndërhyrjes së qeverisë, për kreun e ri të ODIHR
English

Helsinki: Jo ndërhyrjes së qeverisë, për kreun e ri të ODIHR

Tiranë, 14 maj/NOA - Duke iu referuar mediave, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) citon se qeveria shqiptare ka kërkuar largimin e drejtueses së misionit vëzhgues të ODIHR-it që ka ardhur në vendin tonë, me "arsyetimin" se ajo ka udhëhequr këtë mision në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996.

KSHH thotë se shpreh keqardhjen e tij për këtë "hap të nxituar, të pajustifikuar dhe të papranueshëm".

KSHH shton se edhe pse nga ajo kohë kanë kaluar 13 vjet, vazhdojnë rezervat dhe kundërshtitë për atë që objektivisht ka ndodhur", duke kujtuar se atë kohë, manipulimet në zgjedhjet e 1996 ishin konfirmuar jo vetëm nga ODIHR-i, por edhe nga grupe të tjera vëzhguesish të organizmave kombëtare dhe ndërkombëtarë.

Madje, siç dihet, - shton KSHH, vërejtje për cënim të standardeve të kërkuara, janë vërtetuar edhe në zgjedhjet e mëpasshme, kryesisht për mungesë të vullnetit politik.

"Është kjo një nga arsyet që zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të këtij viti konsiderohen si test i rëndësishëm për integrimin e vendit tonë në BE", - vijon qëndrimi i KSHH.

Komiteti, mendon se kërkesa e qeverisë për largimin e ambasadores Glover, qoftë edhe në mënyrë indirekte, krijon hije dyshimi lidhur me deklaratat solemne dhe të përsëritura në drejtim të garantimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestuara në 28 qershor 2009.

"ODIHR-i, siç dihet, është institucion i specializuar në fushën e monitorimit të zgjedhjeve. Atë e ka karakterizuar integriteti dhe objektiviteti në monitorim, në përfundimet dhe rekomandimet e paraqitura në raportet përkatëse", nënvizon KSHH.

Kurse kujton edhe faktin se shteti shqiptar si anëtar i OSBE-së, ndër të tjerash, është i detyruar të zbatojë pikën 8 të dokumentit të Kopenhagenit të vitit 1990 ku thuhet: "Shtetet pjesëmarrëse çmojnë se prania e vëzhguesve të huaj dhe të vendit i shërben përmirësimit të zhvillimit të zgjedhjeve në shtetet ku ato bëhen. Si rrjedhim ato ftojnë vëzhgues të çdo shteti tjetër që merr pjesë në OSBE".

KSHH mendon se ftesa për vëzhgimin e zgjedhjeve, nuk mund të kushtëzohet me të drejtën e palës pritëse për të kërkuar seleksionim në përbërjen e misionit vëzhgues, aq më tepër largimin e një drejtuese të njohur të misionit të ODIHR-it, siç është znj.Glover.

"Është për të ardhur keq, që kjo ndodh në një kohë kur angazhimi kryesor i qeverisë duhet të jetë pajisja me karta identiteti të të gjithë zgjedhësve që nuk kanë pasaportë, kur nga zgjedhjet e 28 qershorit na ndajnë vetëm 46 ditë", vëren organizata.

Ajo thotë më tej se e shikon të nevojshme t'i drejtohet qeverisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë, z. Kryeministër që të rishikojë qëndrimin e vet lidhur me kërkesën e mësipërme.

"Reflektimi mendojmë se i shërben interesave dhe imazhit të vendit tonë aq më tepër tani që jemi anëtarë të NATOS dhe synojmë integrimin në BE", - thuhet në qëndrimin e KSHH.

Lidhur me këtë çështje, KSHH, i sugjeron gjithashtu z.Ristani, kryetar i KQZ-së, që të jetë "më i rezervuar dhe më i matur në prononcimet publike të tija dhe të mos vihet në rolin e "arbitrit" ose të një "ndërmjetësi ekuilibrues".

Për organizatën që monitoron gjithmonë zgjedhjet në vend, "besimi i palëve, pra subjekteve zgjedhore, në procesin zgjedhor, e garantojnë dispozitat përkatëse të Kodit Zgjedhor".

e.l/NOA

KOMENTE