Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Refuzon urdhrin e policisë për të ndaluar pasi nuk kishte patentë, arrestohet i riu
English

Refuzon urdhrin e policisë për të ndaluar pasi nuk kishte patentë, arrestohet i riu

Kavajë, 14 maj NOA - Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi nuk i ndaloi patrullës teksa udhëtonte me automjet.

Piro Zaka, 20-vjeç, banues në fshatin Metaj, komuna Libofsh të Kavajës u prangos dje pasi duke drejtuar automjetin tip "Benz", me targa AB 04074, në rrugën kryesore në afërsi të dy urave, i është dhënë shenjë ndalimi nga patrulla e policisë rrugore, por ai nuk ka ndaluar.

Menjëherë pasi konstatuan se 20-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, uniformat blu u vunë në lëvizje për ta identifikuar dhe kapur atë.

Burime zyrtare nga policia e Kavajës thanë për agjencinë e lajmeve NOA se automjeti që drejtohej prej Zakës u gjet i braktisur në fshatin Gosë të Vogël.

Policia bëri të mundur dhe kapjen e të riut në kodrat e fshatit Gosë.

Sipas policisë ai kishte refuzuar urdhrin e policisë për të ndaluar pasi nuk posedonte patentë.

Ndaj u mor masa e arrestit për veprën penale të "mos bindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" dhe të "drejtimit të mjetit pa dëshmi aftësie".

k.k/NOA

KOMENTE