Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Takohen liderët e koalicionit Bashkimi për Ndryshim : Do fitojmë më 28 qershor
English

Takohen liderët e koalicionit "Bashkimi për Ndryshim": Do fitojmë më 28 qershor

Tiranë, 14 maj NOA - Koalicioni "Bashkimi për ndryshim" doli sot për herë të parë publikisht duke shprehur bindjen për fitoren e 28 qershorit.

Përfaqësuesit kryesorë të 5 partive, kreu i PS-së Edi Rama, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, Kreu i G99 Erion Veliaj, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe sekretari politik i PDS-së, Artur Duckallari zhvilluan sot një takim në Tiranë.

"Sot ne fillojmë një rrugëtim si një Bashkim i Ri i për Ndryshim, përtej kufijve të partive, me të gjithë qytetarët e qytetaret që duan t'i japin vendit dhe vetes një qeveri të njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit. Që duan fundin e një historie përditë e më shqetësuese të një qeverie, e cila është kapur fort pas interesave të një grushti njerëzish" u shpreh Rama pas takimit me përfaqësuesit e partive.

Kreu i Partisë Socialiste shtoi se "sot ne jemi të bindur, përditë e më të bindur, se 28 qershori, është dita e gjykimit për këto 4 vite, që nuk mund të përsëriten dhe për t'i dhënë fund një tranzicioni të stërzgjatur, i cili në këto 4 vite arriti deformimin e tij më të skajshëm, me një qeveri që nuk u vu në dispozicion të njerëzve, por të një familje të vetme."

k.k/NOA

KOMENTE