English

Van Gaal, trajneri i ri i Bayernit të Mynihut

Berlin, 14 maj, NOA - Trajneri i ri i ekipit gjerman "Bayern Munich" do të jetë Louis van Gaal. Ky është njoftimi zyrtar që jepet për ekipin në fjalë, cili pohon se i ka përfunduar negociatat me AZ Alkmar dhe se Louis van Gaal së shpejti do të prezantohet si trajner i ri i ekipit bavarez.

Louis van Gaal është 57-vjeç dhe do të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me klubin gjerman, detyra e të cilit do të startojë më 1 korrik dhe do të vazhdojë deri më 30 qershor të vitit 2011. "Jemi të kënaqur që arritëm të sjellim në Bayern Munich, Luis van Gal, një trajner me përvojë dhe të suksesshëm", ka thënë kryetari i bordit të klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

n.e/NOA

KOMENTE