English

Veshjet e gjakosura të vrasjes së Xhon Lenonit, nxirren në ekspozitë

Uashington, 14 maj, NOA - Një valixhe, brenda së cilës mbahen të ruajtura veshjet e gjakosura që nga vrasja e këngëtarit të ish-Bitëllsave, Xhon Lenon, në vitin 1980, gjendet e ekspozuar në Manhatan.

Përmes një ceremonie shumë të veçantë, ajo është inauguruar nga ish-bashkëshortja e tij, Yoko Ono, e cila ka bërë të ditur se i ka ruajtur si sytë e ballit këto veshje deri në ditën e sotme.

Ndërkaq, bëhet e ditur se në këtë ekspozitë kanë qenë të publikuara edhe elementë të tjerë personalë të veshjes së Xhon Lenonit, siç janë syzet e tij, deri edhe tek këpucët dhe stilolapsat me të cilat shkruante.

Por në të gjenden të ekspozuara edhe kitara të ndryshme të këngëtarit, mjaft të preferuara për kohën kur ai jetoi.

Që të gjitha flasin për jetën e tij të dikurshme dhe thuhet se pikërisht për një gjë të tillë, ekspozita ka patur me mijëra vizita nga fansat e ish-këngëtarit të madh të ish-Bitëllsave.

n.e/NOA

KOMENTE