English

E rrallë në Gjermani, mijëra euro fluturojnë nga makina

Berlin, 15 maj/NOA - Plot 23 mijë euro apo diçka më shumë se 3.3 milionë lekë, humbi një i ri gjerman teksa duke shëtitur me një makinë, paratë fluturuan duke u zhdukur nëpër rrugë ku edhe u kryen kërkime që sollën gjetjen e pjesës më të madhe të tyre.

Ngjarja e rrallë ndodhi në autostradën A2 që lidh qytetin e Garbsenit me atë të Hannover-Herrenhausen.

I riu berlinez, ishte duke bërë një xhiro provë të një makine luksoze të markës "Audi" tip "Kabriolet".

Shuma prej 23 mijë eurosh, që i kishte mbledhur për të blerë makinën dhe që i kishte vendosur në ndenjësen e pasme të veturës, fluturoi nga makina gjatë xhiros provë në autostradë. Policia, u kontaktua nga koncesionari i makinave dhe në pak minuta bllokoi trafikun në të dy krahët e autostradës duke kryer një operacion 30 minutësh. Tetë agjentë policie kryen kërkime në autostradën e mbyllur për gjysmë ore dhe arritën të gjejnë 20 ndër 23 mijë eurot, kurse të tjerat u arrit të përlaheshin nga kalimtarë dhe drejtues të mjeteve që u ndodhën pranë vendngjarjes.

I riu tha se paratë fluturuan, ndoshta nga fakti se ai nuk ishte mësuar të drejtonte një makinë me tavan të lëvizshëm.

e.l/NOA

KOMENTE