English

Jeta e Frank Sinatrës në një film me regji të Skorcezes

Romë, 15 maj, NOA - Pas vitesh të tëra tratativash për të rënë në marrëveshje, është vendosur që të realizohet një film mbi jetën e këngëtarit të shquar, Frank Sinatra, i pari i tillë në historinë e kinemasë.

Eshtë shtëpia kinematografike "Universal Pictures" e cila ka fituar të drejtat e Sinatrës, me skenografi të Phil Alden Robinson, regjinë e të cilit ia ka besuar Martin Skorcezes. Por nuk është vendosur në fakt akoma se cili do të ketë aktori, i cili do të interpretojë

aktorin e madh.

Organizatorët thonë se të ndërmerrje një iniciativë për të rrëfyer jetën e Sinatrës përmes një filmi, nuk ka qenë një gjë aspak e lehtë, pasi ajo ka qenë disi e tërhequr dhe shumë gjëra kanë mbetur enigma.

Jeta e tij në media është pasqyruar mes marrdhënieve me mafian si edhe ato me katër gratë e jetës së tij, mes të cilave Ava Gardner dhe Mia Farroë.

Kështu që trashëgimtarëve të Sinatrës iu është dashur të mendohen mirë para se të jepnin dakordësinë e tyre për të rrëguyer gjithë jetën e Sinatrës në një film të vetëm.

n.e/NOA

Â

KOMENTE