Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kristian Vieri, imazhi i një linje të re prezevativësh
English

Kristian Vieri, imazhi i një linje të re prezevativësh

Milano, 15 maj, NOA - Ish-mesfushori i Interit dhe Kombëtares italiane, Kristian Vieri, ka vendosur të japë imazhin e tij për prezantimin e një linje profilaktikësh.

Autori i plot 142 golave në serinë A, prezantues i linjës së prezervativëve, lindur nga bashkëpunimi mes Akuel dhe Sweet Years, është kthyer në këtë mënyrë në promovues të fushatës për një seks të sigurtë.

Vieri, i veshur me veshje mjaft sportive, pohon se ai është zemra e këtij projekti.

"Kam pranuar ta jap falas imazhin tim. Marka jonë ka shitje sidomos mes të rinjve të cilët shfaqin më shumë rrezik ndaj kryerjes së seksit të pasigurt", pohon ai.

Por sipas tij, e keqja qëndron në faktin se ministria e Shëndetësisë nuk e lejon që të shfaqet në një fushatë të tillë sepse është i famshëm dhe nuk mund të publikojë t tilla produkte.

n.e/NOA

KOMENTE