Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi i Shqipërisë: Leskaj gënjen, lajmëruan dy ditë para për seancën plenare
English

Kuvendi i Shqipërisë: Leskaj gënjen, lajmëruan dy ditë para për seancën plenare

Tiranë, 15 maj NOA - Kuvendi i Shqipërisë i quajti të pavërteta deklaratat e kryetares së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj në lidhje me njoftimin e rendit të ditës të seancës plenare të datës 15 maj 2009.

"Njoftimi për zhvillimin e kësaj seance plenare është bërë 2 ditë përpara duke vënë në dijeni sekretarët e të gjitha grupeve parlamentare. Ky rend dite është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë" deklaroi sot Kostana Furxhi shefja e zyrës së shtypit të Kuvendit të Shqipërisë

Sipas saj rendi i ditës i seancës së ditës së sotme ka të përfshirë vetëm votimin e ligjeve që u shqyrtuan në seancën plenare të datës 11 maj 2009, që miratohen me një shumicë prej 3/5 të votave, të cilat, fatkeqësisht, u bojkotuan nga opozita parlamentare.

"Ky fakt publik mund të konstatohet fare lehtë. Çdo pikë tjetër e rendit të ditës, jashtë rendit të ditës së seancës plenare të datës 11 maj 2009 do të shqyrtohet ne seancë plenare vetëm pasi të jetë mbledhur më parë Konferenca e Kryetarëve sipas rregullores së Kuvendit' deklaroi më tej Furxhi. "Në vend të shpikjes të fakteve të paqena dhe insinuimit për të fshehur vullnetin e munguar për miratimin e ligjit shumë të rëndësishëm për gjykatat administrative, i kërkuar në mënyrë legjitime nga biznesi shqiptar dhe jo vetëm ai. I bëjmë thirrje Kryetares së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të marrë përgjegjësitë politike dhe institucionale për të braktisur rrugën e bojkotit të Kuvendit dhe për të miratuar këtë ligj të rëndësishëm, pjesë e reformave të mëdha që po ndërmerren" shtoi më tej Kostana Furxhi.

k.k/NOA

KOMENTE