Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtypi ditor për 15 maj 2009 në Evropë dhe SHBA
English

Shtypi ditor për 15 maj 2009 në Evropë dhe SHBA

Tiranë, 15 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave kryesore evropiane dhe në SHBA, për ditën e Premte, 15 Maj 2009.

Ky është një shërbim që ofrohet me pagesë nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit.

Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazeta gjermane

"Landeszeitung Lüneburg" shkruan "Barak Obama duhet të marrë një mësim të hidhur" dhe komenton se përkundër deklaratave të tij të mëparshme, Presidenti i SHBA-së Barak Obama, ka marrë vendim për të mos bërë publike fotografitë e torturave të personave të dyshuar për terrorizëm.

"Kështu ndodh, kur qëllimet sublime shpërbëhen kur ndeshen me realitetin e ashpër. Barack Obama preferon t' i mbajë të mbyllura fotografitë me torturat e burgut Abu Graib. Me publikimin e tyre ai do t'i kishte të garantuara pasionet antiamerikane, ndoshta edhe sulmet.

Për një president amerikan është më e rëndësishme siguria e ushtarëve të tij jashtë shtetit, se sa brohoritjet e simpatizantëve për shkëputjen përfundimtare prej erës së Bushit.

Përkrahësit e Obamës duhet të pranojnë, që edhe qeverisja e tij ndjek një logjikë imperiale.

Logjika është, që asnjë president amerikan nuk do të bëjë diçka, që mund të dëmtojë në afat të shkurtër interesat e vendit.

Për fat të keq këtu harrohen interesat afatgjata, për të cilat nevojitet kredibilitet."

"Braunschweiger Zeitung":

"Loja e konservatorëve është shumë e rrezikshme. Sepse Cheneit e vendit vazhdojnë të furnizojnë me municione grupet islamiste që prej Lindjes së Afërt deri në Afganistan dhe Pakistan, dhe kjo do të vazhdojë të mbetet përkundër gjithë parullave përbetuese të presidentit të ri.

Në mospublikimin e fotografive të torturave fshihet një rrezik shumë më i madh për SHBA-në, se sa në publikimin e tyre. Rreziku i helmit të mosbesimit. Barak Obama duhet të marrë një mësim të hidhur."

Lidhur me prognozën e paraqitur dje nga ministri i financave për deficitin fiskal "Emder Zeitung" shkruan:

"Federata, landet dhe komunat duhet të përgatiten për kohë të vështira. Nëqoftëse parashikimet e ekspertëve tatimorë janë edhe gjysmë të sakta, atëherë buxhetet publike ndodhen para problemeve të mëdha financiare. 316 miliardë euro arrin zyrtarisht deficiti fiskal deri në vitin 2013.

Ndërkohë partitë veprojnë ndryshe nga shifrat e errëta të ekspertëve të financave. Para fushatës elektorale, secila mundohet të bëjë më shumë premtime për beneficet e shtetit. Se kush do t' i paguajë ato, gjendet e shkruar në yje.

Për këtë shumica e politikanëve flasin shumë pak. Por qytetarit ia pret mendja, se në fund fatura për të paguar do t' i vijë atij.

***

Shtypi britanik vazhdon të raportojë për aferën e shpenzimeve të deputetëve, por në brendësi i kushton hapësirë të dukshme vizitës së Papës në Tokën e Shenjtë.

Çështja e shpenzimeve të deputetëve figuron dukshëm që në faqet e para të disa të përditshmeve.

"Daily Telegraph" shkruan në kryeartikullin e tij: Deputeti që faturoi 16 mijë sterlina për kredinë e shtëpisë që nuk ekzistonte. Artikulli i referohet një ish-ministri laburist që kërkoi t'i rimbursoheshin nga shteti 16 mijë stërlina për një kredi që tashmë është shlyer.

Po në këtë temë, Guardian shkruan në kryeartikull: "Afera e shpenzimeve: kryetarit (të parlamentit) do t'i thuhet të japë dorëheqjen".

Michael Martin, kryetarit të parlamentit, do t'i thuhet nga figura të larta të laburistëve se ai duhet të largohet nga posti deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare", sepse përndryshe do rrezikojë që ta gjejë veten në një skandal 'poshtëruese' në çështjen e shpenzimeve.

Dhe "Financial Times" i kushton vend të dukshëm në faqen e parë zhvillimeve në Britani, por jo të atyre politike.

King paralajmëron për shërim të ngadaltë, shkruan gazeta, në një artikull ku njofton për paralajmërimin e Bankës së Anglisë se shenjat e para të ripërtëritjes që po vihen re në ekonominë e vendit, mund të fashiten pasi bankat private mund të mos kenë aftësi të mjaftueshme kredidhënëse për t'i ardhur në ndihmë përtëritjes së ekonomisë.

E përditshmja "Times" në kryeartikullin e saj shkruan se një revizionim për rastet e përdhunimit synon të gjejë arsyet pse drejtësia vihet në vend vetëm për pak viktima të përdhunimit në Britani.

Në artikull shkruhet se viktimave të përdhunimit do t'u kërkohet të japin mendimin e tyre se pse sistemi penal i drejtësisë këtu i lë ata në baltë, pasi një studim i ri sugjeron se Britania ka përqindjen më të vogël të dënimit të autorëve të këtyre rasteve në Evropë.

Në faqen e parë "Independent" sot shkruan se "grupi terrorist i Bombeit shfrytëzon krizën e refugjatëve".

Një organizatë bamirëse islamike, e akuzuar për lidhje me militantët fondamentalistë që fajësohen për sulmet terroriste në Bombei, thuhet në artikull, ka ridalë në sipërfaqe si organizata kryesore në ndihmë të qindra mijëra refugjatëve që po i largohen luftës së shtetit pakistanez mbi talebanët.

Nga zhvillimet ndërkombëtare gazetat i kushtojnë vëmendje përfundimit të procesit të votimit në zgjedhjet parlamentare në indi.

FT shkruan se rezultati i këtyre zgjedhjeve, votimi për të cilat zgjati një muaj, mund të jetë shumë i përafërt për dy partitë kryesore.

Një zhvillim tjetër të cilit i kushtohet hapësirë e dukshme në faqet ndërkombëtare të gazetave është deklarata që bëri të mërkurën në Betlehem Papa Benedikt, i cili ndodhet në një vizitë pesëditore në Tokën e Shenjtë.

"Papa bën thirrjen më të fuqishme deri tani për një atdhe sovran palestinez," shkruan "The Guardian". Ai shton gazeta, ofroi solidaritet për palestinezët e Gazës dhe u tha se donte që bllokada izraelite të hiqej.

"Papa mbështet atdheun e palestinezëve, por thotë se dhuna nuk është rrugë për ta arritur atë," shkruan "Daily Telegraph".

Gazeta thotë se fjalimi i Papës dje në Betlehem ishte 'më i ndjeshmi" i vizitës së tij dhe shton se ai pranoi vuajtjet që kanë përjetuar palestinezëve që nga krijimi i shteti izraelit në vitin 1948.

Gazeta kujton se Izraeli nominalisht ka qenë pro një plani për ekzistencën e dy shteteve deri në zgjedhjet e fundit që sollën në pushtet qeverinë e djathtë të kryeministrit Beniamin Netanjahu, të cilin shkruan gazeta, Papa pritet ta takojë sot.

e.l/NOA

KOMENTE