Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Programi i LSI-së, zgjidhje realiste për problemet e Myzeqesë
English

Prifti: Programi i LSI-së, zgjidhje realiste për problemet e Myzeqesë

Tiranë, 16 maj/NOA - Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI në Fier Dritan Prifti, ka zhvilluar sot, një takim me popullin e Povelçës së Fierit.

Banorët e fshatit Povelçë kanë shprehur mbështetjen e për kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim me besimin se ata do të jenë përfaqësues dinjitozë në parlamentin ardhshëm.

Të përballur me një situatë të vështirë në zhvillimin e bujqësisë dhe një varfëri që shkon drejt thellimit, banorët e këtij fshati kanë marrë garancinë nga kandidatët Dritan Prifti dhe Bujar Hasa se programet e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jenë zgjidhje reale për morinë e problemeve të tyre më jetike.

Deputeti Prifti duke iu referuar punës së tij si deputet si zonës së Topojës dhe Libofshës, deputeti Dritan Prifti ka pohuar se nuk është shkëputur asnjë çast nga hallet dhe problemet e vetë këtij komuniteti.

Duke iu referuar programit të LSI-së për katër vitet e ardhshme Prifti ka theksuar se zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë agropërpunuese do të bëjë që në një kohë shumë të shkurtër të ndryshojë realiteti në Myzeqe.

Ai i ka cilësuar mëse të realizueshme të gjitha këto objektiva dhe janë të bazuara në mendimet më të specializuara të ekspertëve qoftë vendas apo edhe të huaj. Sipas Priftit duke u nisur edhe nga specifikat e tokës bujqësore të kësaj zone, në perspektivën e zhvillimit do të vlerësohen edhe iniciativat e firmave të huaja për të shfrytëzuar këto sipërfaqe toke dhe kthyer ato në produktivitet të plotë dhe fitimprurëse për këtë komunitet.

"Duke qenë se ndodhemi në një zonë turistike dhe shumë afër bregdetit, në programin e LSI-së një vend të veçantë merr edhe zhvillimi i këtij sektori", ka theksuar ai.

Por sipas Priftit një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet përmirësimit të infrastrukturës rrugore e cila ende për këtë zonë mbetet një probleme shumë madhor dhe tepër shqetësues.

e.l/NOA

KOMENTE